Home KRYESORE Bollino: Një pyetje për Berishën e Bashën: Cila Shqipëri i afrohet më...

Bollino: Një pyetje për Berishën e Bashën: Cila Shqipëri i afrohet më shumë një skenari kolumbian? Kjo e sotmja, apo ajo e katër viteve më parë?

Nga Carlo Bollino

Burimi i të dhënave është Guardia di Finanza italiane, pra një palë jopolitike, e pavarur dhe joshqiptare. Për këtë arsye, është e besueshme.

Të dhënat janë këto: Në periudhën 2012-2013, kur në qeveri ishte Sali Berisha, plantacionet e kanabisit në Shqipëri, të fotografuara nga avionët e Guardia di Finanza-s, zinin përkatësisht 321 dhe 323 hektarë, gati të gjitha të përqendruara në zonën e Lazaratit. Berisha i mbronte këto plantacione që nga 18 gushti 2004, kur u zbuluan gjatë një fluturimi mbi to të një helikopteri të policisë italiane, që u qëllua me breshëri nga kultivuesit e drogës.

Partia Demokratike mbrojti trafikantet dhe akuzoi policinë italiane. Në vitin 2012 policia e Berishës dhe Nokës nuk shkatërroi asnjë parcelë të mbjellë me drogë. Në vitin 2013 shkatërroi vetëm 7.5% të tyre.

Tani kthehemi në ditët tona: Guardia di Finanza ka monitoruar në vitin 2015 44 hektarë parcela të mbjella me drogë dhe në vitin 2016 211 hektarë (shumë janë, por gjithsesi 30 për qind më pak se ato, të zbuluara në kohën e Berishës) dhe policia e Ramës dhe Tahirit (gjithnjë sipas Guardia di Finanza-s italiane) ka shkatërruar deri 99.8% të mbjelljeve të regjistruara të drogës.

Por jo vetem kaqe. Në vitin 2012, pas tratativave të gjata dhe të vështira, Guardia di Finanza mori nga Berisha lejen për të kryer vetëm 12 fluturime mbi Shqipëri për të zbuluar mbjellje droge (Berisha nuk donte ndërhyrje të italianëve).

Në vitin 2016 Rama i dha liri absolute Guardia di Finanza-s, e cila mundi të kryejë gati 50 fluturime në kërkim të plantacioneve me kanabis.

Tani një pyetje për Berishën e Bashën (dhe për analistët e tyre privatë): Cila Shqipëri i afrohet më shumë një skenari kolumbian?

Kjo e sotmja, apo ajo e katër viteve më parë?

Share: