Ministri i Jashtëm, Bushati konfirmoi në Top Story se formalisht në Greqi është në fuqi një ligj lufte, që edhe vetë Athina e ka njohur përmes një letre dërguar Tiranës vite më parë.
Ai tha se nuk ishte në dijeni të diskutimeve Meta-Tsipras për këtë çështje.
Ligji i luftës nuk është një çështje e ezauruar as me Traktatin e Miqësisë në vitin 1995 dhe as me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO-s, Pala shqiptare i ka kërkuar qeverisë greke që të shprehet për këtë çështje, tha Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se ky ligj ka efekte të drejtpërdrejta mbi çështjet pronësore dhe një sërë efektesh të tjera zinxhir që lidhen me të.