Home KRYESORE Bushati thërret ambasadoren greke për ndërhyrjen në Himarë. Neranxi: banoret duan certifikatat...

Bushati thërret ambasadoren greke për ndërhyrjen në Himarë. Neranxi: banoret duan certifikatat e pronesise!

Duket se ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e ka quajtur “gjuhe anakronike” menyren me te cilen Greqia nderhyri ne lidhje me shembjen e banesave ne Himare.

Reagimi vjen nepermjejt një statusi në Facebook, te zëdhënësit te Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi i cili shkruan se “habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e Ministrise se Puneve te Jashtme greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm”.

“Deklaratat e përseritura të Ministrise se Puneve te Jashtme greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës.” – shkruan Dervishi qe sqaron se Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane, ciles i ka shprehur qëndrimin e mësipërm.

Një ditë më parë Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi për shembjet e 19 banesave në Himarë. Sipas Athinës zyrtare “Autoritetet duhet të anulojnë vendimin për shembjen dhe të konsultohen me banorët për planet e urbanizimit të qytetit”. “Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe të minoritetit është pjesë e 5 kritereve për hapjen e negociatave të Shqiperisë për anëtarësim në Bashkimin Europian” shkruhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke.

Banorët e Himarës kanë protestuar kundër prishjes së disa banesave që ka në projekt bashkia e këtij qytetit. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anuloje vendimin dhe të mos lejojë shembjen e godinave të banimit dhe ky zhvillim nuk permendet fare ne statusin e zedhenesit te ministrise i cili i kujton homologeve qe nuk njohin situate.

Nikollaq Neranxi, njeri nga organizatoret e ketyre protestave ne Himare shkruante sot ne profilin e tij ne Facebook se dimensionin etnik grek atyre zhvillimeve ja shtojne ne menyre artificiale abuzuesit e prones, porse, sipas Neranxit banoret duan para se gjithash certifikatat e pronesise te shtepive dhe pronave te tyre dhe pastaj te mund te procedohet me projekte te medha drejtepersedrejti me pronaret shekullore te asaj zone bregdeti.

Share: