Çameria është shpallur e pavarur nga Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas në Hagë të Holandës. Këtë vendim e kanë përkrahur degët e shotatës “Çameria”, në Shqipëri dhe Kosovës.
Degët e Shqipërisë janë mbledhur në Vlorë, kurse degët e Kosovës, si dhe përfaqësuesit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, janë mbledhur në fshatin Komoran të Drenasit.
Derisa, në Holandë është shpallur vendimi për mvetësin e Çamërisë, si dhe krijimi i një qeverie në egzil, degët e shoqatës në Shqipëri dhe Kosovë, kanë përkrahur këtë vendim me ngritje dore.
Kurse, sekretari Mustaf Haziri, tha se çështja e Çamërisë ka qenë një plagë e rëndë për shqiptarët për më shumë se një shekull. Ai tha se gjenocidi që ka bërë shteti grek ndaj popullsisë çame duhet të ndiqet edhe nga shteti i shqiptar.
Haziri: Çamëria, plagë e rënd për rreth një shekull
“Jemi mbledhur sot për një çështje shumë të rëndësishëm e cila ka qenë plagë e rënd e historisë së popullit shqiptarë më shumë se një shekull. Shqiptarët po hyn në një fenomen të ri në Ballkan… Çështja çame është një çështje e mbarë kombëtare shqiptare, prandaj gjenocidi që shteti grek ka bërë ndaj popullsisë civile çame duhet të ndiqet edhe nga shteti shqiptar duke luajtur rolin e iniciuesit dhe të avokatit në Hagë, Bruksel, në Bashkimin Evropian, në .. Gjermani, si dhe në departamentin Amerikan“, tha Haziri.
Kurse, kryetari i degës së shoqatës “Çameria”, në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se shumica e shqiptarëve nuk lakmojnë në tendera e për karriga, pasi që qëllimi i tyre kryesor është bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare.
Ai kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që t’i mbështesin drejt rrugës për bashkim kombëtar.
Muçiqi: Kjo shpallje që po bëhet në Holandë është historike
“Ne si shoqatë Çamëria në Kosovë dhe të gjithë ju përfaqësues jemi mbledhur për ta përkrahur këtë nismë dhe unë jam i bindur që kjo nisëm dhe kjo shpallje që po bëhet në Holandë është historike. Pra, pa humbur kohë ju lus dhe ju ftojë që me anë të aklamacionit të deklarohemi a jemi pro apo kundër. Urime, ta gëzojmë”, tha Muçiqi.
Ndryshe, sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.
“Në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai./ks/