Home KRYESORE Shembja e shtëpive në Himarë reagon MPJ greke

Shembja e shtëpive në Himarë reagon MPJ greke

Duket se vijimit të zbatimit të planit rregullues të bashkisë së Himarës dhe protestave te banoreve himarjote kunder tyre dhe faktit se parashikohet prishja e disa ndërtesave, ka reaguar edhe ministria e jashtme greke (MJG)

MJG i është referuar kësaj situate, duke shprehur shqetësim se 19 banesat e planifikuara për t’u shembur gjatë 5 ditëve të ardhshme, i takojnë familjeve minoritare greke dhe sigurisht qe per kete i duhet referuar burimeve nga vete Himara.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshme këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave.

“Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi do të shemben.

Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e banesave. Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Nuk kemi akoma nje reagim nga ana e Ministrise se jashtme Shqiptare, por parimisht duhet thene qe e drejte e pronesise eshte nje e drejte e patjetersueshme dhe duhet respektuar si e tille.

Ne te gjitha protestat e realizuara deri tani ne mbrojtje te shtepive dhe pronave te tyre, banoret e Himares kerkojne qe te legalizohen pronat dhe shtepite e tyre e pastaj te kalohet ne marredhenie prishje apo ndertime ne pronat e tyre shekullore.

Dimensioni etnik duhet trajtuar me kujdes si nga Athina ashtu edhe Tirana. Respektive i te drejtes te prones nuk le vend per abuzime politike per te gjithe shtetetasit shqiptare, qofshin keta edhe me origjine greke, apo malazeze, etj…

Banoret e Himares edhe sot nga ora 10.00 do jene ne proteste ne mbrotje te shtepive te cilat jane paralajmeruar qe do prishen, ndaj duhet pjekuri politike si nga Tirana ashtu edhe vete Himara!

Share: