Nga Enver Bytyçi
Dasma e princit Leka ka nxjerre ne siperfaqe edhe njehere mjerimin dhe ndotjen ideologjike qe ekziston ne shoqerine tone. Kane kaluar 26 vite nga koha kur diktatura komuniste eshte rrezuar, por duket se muri ideologjik i kesaj diktature do te rezistoje gjate.
Eventi mbreteror me martesen e pasuesit te familjes mbreterore shqiptare me nje vajze fisnike e te nje familjeje po ashtu fisnike e qytetare, shpalosi sjelljen tone bazuar ne instikamin e formuluar ne Kongresin e Permetit te vitit 1944 ndaj trashegimise shteterore ne Shqiperi.
Nje vale reagimesh ideologjike, fyerjesh, shpifjesh dhe trillimesh u leshuan ne rrejetet sociale jo vetem nga qytetare te thjeshte, por edhe nga persanalitete te politikes e akdemike, jo vetem nga njerez te moshave te vjetra me dekoratat e partizaneve ne gjoks, por edhe nga te rinj, mesa duket pasues te ketyre veteraneve, jo vetem nga çobane malesh me opinga, por edhe nga qytetare denbabaden me banim ne qytete.
Edhe vete diktatori po te ngrihej e te shkruante, do te ishte rezervuar pak me shume se nje pjese e madhe e ketyre kritizereve te semure ideologjike. Ndoshta nuk do te klishte perdorur epitete dhe krahasime kaq banale sa ndjekesit e tij. Jemi mesuar tashme me gjuhen e eger qe adresohej e adresohet pa dogane kunder ish-Mbretit Zog dhe familjes se tij.
Jemi mesuar me zhargonin propagandistik bazuar ne ideologjine komuniste, sipas te cilit “Ahmet Zogu ishte tradhetar, hajdut i thesarit dhe floririt” dhe perralla te tilla te thena e sterthena ne 70 e ca vjet radhazi. Por se kjo semundje te njerezve skicofrene me mandate deputetesh e dilpoma akademikesh do te vijonte edhe sot, kur informacioni ka ardhur thuajse i plote ne duart tona, kete askush nuk e kishte besuar.
Ahmet Zogu dhe familja e tij do te ishin nder me te respektuarit ne nje vend te emancipuar e te qyteteruar. Por kjo ende nuk po ndodh ne vendin tone, çka do te thote se ne vazhdojme te vuajme ne pelenat e fonjsherise ideologjike te imponuar dhe mekuar me helmin e gjeopolitikes se Lindjes.
Kjo nuk po ndodh nder ne edhe pse ne keto 25 vite jemi nje vend i lire, jemi qytetare te lire, me mundesi per te marre e dhene informacion te pafund e per identifikimin e asaj qe quhet veprimtari shteterore, shtetformuese e shtetendertuese ne vendin tone.
Ne jemi e duhet te jemi tashme ne gjendje te dijme te bejme krahasimin e epokave te ndryshme te qeverisjes ne Shqiperi e mbi kete baze te ndertojme apologjine e secilit prej atyre qe e kane qeverisuar ose e kane sunduar kete vend. Por ne nuk po e bejme kete, sepse ideologjia e se shkuares na ka erresuar syte dhe na ka turbulluar mendjen aq shume, sa para fakteve, shkences, te dhenave, argumenteve vendosim gjithnje interesat ideologjike, edhe pse keto interesa vijne ne kundershtim me interesat kombetare te shqiptareve.
Te urresh nje personalitet si Ahmet Zogu ne kete mase, ta shtrish kete urrejtje deri te brezi i dyte i tij, tek nipi, eshte me shume se cinizem dhe urrjetje. Urrejtjen, cinizmin dhe ligesine e ushqen dhe e mban gjalle vetem ideologjia e diktaturave dhe despoteve.
Fatkeqesisht ato qe u thane dhe u shkruan me bollek kunder marteses se Princ Lekes, kunder ish-Mbretit te Shqiptareve, Ahmet Zogut, kunder familjes se tyre deshmojne se do te na duhet shume e shume kohe te zeme vendin tone te merituar ne fmiljen e kombeve te qyteteruara, Nese do behej nje dasme e tille ne familjet e tradites mbreterore ne vendet e qyteteruara, pavaresisht modelit republikan te qeverisjes ne keto vende, do te kishte nje reagim te plote pozitiv.
Ajo dasme do te sherbente si model, si ngjarje qe lidhte te tashmen me te kaluaren, me kulturen, me traditen. Per pasoje qytetaret e vendeve te civilizuara ndjehen mire, ndjehen madje krenare qe kane ne mesin e tyre modele, te cilat nuk mund t’i plotesojne format republikane te qeverisjes. Eshte fjala per modele te kultures, te tradites, te civilizimit. Se paku per nje gje kritiket duhet te binin dakort: Te qendronin para ekranit, me qellim qe te shihnin modelin e organizimit te nje dasme te thjeshte dhe fisnike.
Te krenoheshin se perfaqesues te familjeve me te shquar te tradites ne Europe ishin prezente ne kete dasem fisnikesh ne Shqiperi. Por reagimi i pashembullt ne kete rast nxori dhe nje ves tjeter ideologjik.
Ne shqiptaret, te mesuar dhe edukuar nga diktatura, nuk e pranojme eliten, nuk e pranojume fisnikerine, jo se nuk e admirojme ate, por te fisnikeria dhe elita duam te shkojme duke eleminuar pikerisht ata qe i kane keto elemente. Ne jetojme me psikologjine e barazise ne varferi materiale e morale, intelektuale dhe akademike, elitare dhe fisnikerore.
Kete lloj barazie shkaterruese e edukoi ideologjia komuniste ne gati 50 vite e sot gjendemi ende nen ndikimin e hashashit te ideologjise komuniste. Ndaj nuk e duam tjetrin, sepse mendojme de do ta donim vetevten, duke urryer te tjeret.
Ndaj jemi keta qe jemi dhe turremi ne blogje e rrjetet sociale per te shfryre mellefe dhe inate ideologjike e politike, te cilat sa me shume zgjasin, aq me shume e shkaterrojne genin tone dhe te ardhmen e kombit tone.