Mjeku polemist Petrit Vargu ne profilin e tij ne Facebook shkruan se dita kur hapet muaji i sensibilizimit kunder kancerit te gjirit ne spitalin me te madh e me te rendesishem ne Shqiperi, QSUT, perkon me kater mujorin e mos funksionimin e aparatit kryesor mjekesor ndaj kesaj semundje vdekje prurese! Me gjuhen e polemistit ai sjell edhe te dhena te tjera qe tregojne punen e dobet te ministrise se linjes ne shendetesi.
Ja statusi i plote i Vargut:
“Sot hapet muaji i sensibilizimit mbi kancerin e gjirit,i cili perkon edhe me 4 mujorin e mosfunksionimit te aparatit te mamografise se QSUT-se.
Ne gjithe Shqiperine jane blere vetem 20 kuti filmi mamografie (shifer kjo me e ulet se ne 1968)Duke ju kujtuar ,qe ne asnje salle operacioni nuk operohet me kompjuter,po ju tregoj nje anekdote qe qarkullon ne QSUT: Vjen nje vajze per te bere mamografi ,por ajo nuk punonte.
Ne keto kushte shkon tek kirurgu onkolog i cili i gjendur ne hall i thote: -Degjo vajze, gjoksin e ke te madh dhe ke shume mundesi te prekesh nga kanceri i gjirit. Duhet te operohesh dhe ta zvogelosh gjirin per te ulur kete mundesi te shfaqjes se kancerit…
Aty ku nuk funksionon mjekesia plas gallata!”