Home KRYESORE Dosja hetimore që fundosi Emiljano Shullazin, ja si i “rropi” biznesmenit mbi...

Dosja hetimore që fundosi Emiljano Shullazin, ja si i “rropi” biznesmenit mbi 500 mijë euro dhe një kontratë dhurimi

ABC News siguron dosjen qe ka fundosur Emiljano Shullazin. Biznesmenit Ylvi Beqja, veç 540 mijë eurove qe ka paguar ne formë gjobe, i eshte marre me dhune nga Shullazi edhe një kontratë dhurimi.

Zbardhen detaje të reja të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, në lidhje me njohjen me Emiljano SHullazin dhe kontratën e bërë me këtë të fundit për ish-hotel Vollgën në Durrës.

ABC News ka siguruar një kopje të vendimit të masës së sigurisë, ku është pasqyruar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili ka rrëfyer me detaje njohjen dhe takimin e parë me Emiljano SHullazin, kontratën e premtimit dhe atë të dhurimit, që është detyruar të nënëshkruaj para noterit.

Sipas dëshmitarit Beqja, thuhet se si përfaqësues i kompanis arabe Suadi Brothers, prona e të cilëve ëshët ish-hotel Vollga në Durrës kishte kontraktuar një avokat si përfaqësues ligjor nëpër gjykata. Por, duke parë se në fillim të vitit 2014, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit vendosen kundër kompanisë arabe, avokati i Beqjas, i kishte propozuar zgjidhjen e problemit të proceseve gjyqësore duke kontraktuar Emiljano Shullazin.

Takimin me këtë të fundit, sipas deklarimeve, ia kishte mundësuar avokatit ku edhe janë takuar mbrapa pallatit nr.40 në rrugën e “Kavajës”. Takimi i parë, ka thënë Beqja është zhvilluar në makinë të blinduar të SHullazin, mbrapa pallateve në këtë zonë.

Ylvi Beqja në deklarime thotë se pas përshkrimit të situatës, Emiljano Shullazi kishte pranuar të merret me problemin e tij, duke kërkuar 20 % të pronës. Edhe pse ishte një shumë e madh, pranova thotë BEqja në deklarime se nuk kasha zgjidhje tjetër.

Takimi i dytë, sipas dëshmitarit të drejtësisë shtë bërë në gusht, në zyrën e noterit ku është nënshkrruar kontrata e premmtimit, duke lënë si detyrë që me regjistrimin e pronës do merrte SHullazi 10 % dhe në përfundim të të gjithë proceseve gjyqësore edhe 10 % tjetër.

Por me regjistrimi e pronës në Durrës, Beqja i shet një sipërfaqe të caktuar të pronës shtetasit Fejzi Kodra me vlerë 671 mijë euro. Me të kaluar kjo shumë në llogari bankare, i dyshuari Shullazi ndryshon qëndrim.

Ylvi Beqja thotë se nga marrveshja për kalimin e 20 % të pronës, Shullazi me anë të kërcënimit dhe dhunës ka kërkua të nënshkruaja një kontrate të re dhurimi, ku Beqja i dhuron edhe 10 % të pronës, para një notereje në Durrës. Ai tregon momentin kur Shullazi I kishte vendosur pistoletën në barkë dhe dorën në fyt, duke kërkuar që të firmoste kontratën e dhurimit.

Në dëshmi Beqja, thotë se Shullazin e ndiqnin nga pas 15 deri 20 persona me makina të ndryshme, duke dhënë si detaje momentin e nënshkrimit të kontratës së re, noteren e detyruan të mbyll qepenin e zyrës, deri sa të firmoste Shullazi kontratën. /abcnews.al/

Share: