Home KRYESORE EDI RAMA, GABOI POLITIKISHT DHE KOMBËTARISHT!

EDI RAMA, GABOI POLITIKISHT DHE KOMBËTARISHT!

Nga Fadil Maloku

1.Edi Rama, nuk mund të ndërmjetesoj sinqerisht (edhe për arsye të thjesht; vogëlsisë specifike per kete rol!) midis Kosoves dhe Serbisë,ngase, ai aty arriti të përfaqesojë vetëm bllokmenët dhe oligarkët ala kanabis të Shqiperisë,por jo edhe interesat gjithëkombëtare.

2.Gafi me citimin e Ivo Andriqit (një shqiptarofobi dhe antishqiptari të përbetuar), si bëri nderë as atij, as PS-s, as Shqipërisë e lëre me neve kosovarëve!

3. Krejt loja e vizitës…, në fakt, ishte më shumë në funksion të një kurtuazie,por, edhe mashtrimi dhe konsumi të brendshëm parazgjedhor!

4. Ftesa publike, anipse me përplotë eufemizma, për ta njohur kinse Kosoven nga ana e Serbisë, ishte me teper kurtuazi, se sa ndonjë ftesë e sinqert për ta bërë këtë…!

5. Diplomacia aktuale turbonacionaliste serbe s’është aq naive, sa të besoj në brockulla të tilla publike politike!

6. Serbia është e interesuar, të dal nga kriza e rëndë ekonomike…dhe autostrada e përmendur (jo rastësisht!) Nish-Prishtinë-Durres (nga Rama,por, jo edhe nga Vucic,sepse ai iu adresua vetêm si “autostradë; Nish- Durrës!!!) ishte dhe mbetet,edhe më tej një synim jetik strategjik për ta ndihmuar daljen e saj nga kjo krizë…!

7. Andaj, Edi Rama, gaboi politikisht dhe kombëtarisht!

Share: