Home KRYESORE Edi Rama shkon në Tropojë

Edi Rama shkon në Tropojë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot të vizitojë Tropojën, vendlindjen e ish kryeministrit Berisha ne kuader te fushaten elektorale te pashpallllur.

Tre ministra e shoqërojnë, Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolla e Ilir Beqja. Sapo ka mbërritur ne Tropojë, Rama u takua me kryetarin e Bashkisë, Besnik Dushaj.

Rama pritet të zhvillojë një takim me mësuesit e këtij qyteti si dhe të prezantojë planin urban të qytetit, në kuadër të Rilindjes Urbane.

Vetëm pak muaj më parë kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e kantierit të ri të punës për Rilindjen Urbane në Tropojë. Me një nga postimet në profilin e tij në “facebook”, kreu i qeverisë shkruante se në vjeshtë do të niste puna për transformimin e qytetit më të largët verior në vend.

Share: