Home KRYESORE Ekskluzive: Show tek Qendra e Urgjencës për te fshehur realitetin i dhimbshëm!

Ekskluzive: Show tek Qendra e Urgjencës për te fshehur realitetin i dhimbshëm!

Pas shkrimit publikuar fillimisht nga “Shendet +” me titull: A fshihet kompani private pas vendimit për shkrirjen e urgjencës?” vijnë ne adrese te Perqasje.com denoncime te reja dhe foto ekskluzive ndaj asaj qe ka ndodhur ne Qendrën e Urgjencës se kryeqytetit ndersa u vizitua nga ministri Ilir Beqja dhe situates sot!

Nje qytetar i cili me sa duket dëshiron te mbetet anonim na shkruan duke na treguar se ka disa autoambulanca ne kete Qendër Urgjence te cilat kane qene për vite te tera ne tako, (te pamundura për te lëvizur) por qe sipas tij cuditerisht para nje viti u pajisen me GPS.

ambulanca-e-prishur“U hoqën nga oborri i urgjences date 3 Shtator 2016 sepse me 6 shtator, tre dite me vone do vinte Ministri Ilir Beqja për te bere SHOW” – na shkruan ai duke shtuar se ato dite tek Qendra e Urgjencës Mjekësore kane ardhur nga rrethet autoambulanca vetëm sa për tu filmuar!

“Erdhen 1 ore para se te vinte Ministri dhe ikën 10 minuta pasi iku Ministri Beqja! Gjithsesi ato qëndruan ne Urgjence 3 ore, por u reklamuan si shtese ne Shërbimin e Urgjencës, ndërsa ishin nga rrethet Lezhe, Fieri dhe Gramshi” – shkruan ai duke shtuar se fotot janë te autoambulancave te cilat kane disa vite qe punojnë dhe vazhdojnë edhe momentalisht, por janë pa asnjë paisje brenda, dhe tej mase te amortizuara!

ambulanca-e-prishur1“Jane te pakolauduara prej vitesh dhe, pra jeta e te semureve dhe personelit mbetet ne rrezik. Nga gjithsej 9 autoambulanca te tilla, vetëm njëra është e kompletuar me pajisjet e duhura.” – na shkruan qytetari i cili ka realizuar edhe foto e botuara për here te pare ketu.

Foto nga dita e vizites se Ministrit Ilir Beqja ne Qendren Mjekesore

urgjenca-mjekesoreambulance-borxhambulance-borxh1

Share: