Arian Galdini i ka shkruar sot nje mesazh Edi Rames ne faqen e tij ne facebook. Propaganda e tepruar e Edi Rames per te paraqitur suksese te paqenesishme ne sistemin e shendetesise, sic duket e kane shtyre Galdinin qe ti shkruaje drejtperdrejte Kryeministrit Rama ne faqen e tij ne facebook.
Ja mesazhi i plote i Arian Galdinit per Edi Ramen:
Edi, kur ti shkruan per shendetesine e sidomos per ta paraqitur si histori suksese, mua me duket sikur mer persiper te thuash mizerjen po ta veshesh me dekolte edhe mund ta kalosh per seksi. Per shkak te nje beteje te gjate qe kam bere une personalisht, jo politikisht, e theksoj, por personalisht, kunder mizorise se sistemit shendetesor shqiptar, kam arritur te kuptoj e zbuloj vertetesine e lakuriqte qe nuk e dekoltojne as 3 P-te e Ilir Beqajt, e as keto shpinebartjet propagandistike qe po i ben ti. Nuk reformohet shendetesia me dekolte prej 3 P e as me tenderime te trukuara. Sherbimi eshte skandaloz. Farmaceutika eshte katastrofe. Skema qe ke zgjedhur ka deshtuar. As falas nuk e ben dot shendetesine, e as me te mire, me kete Minister e me kete mendesi e strategji. Nuk po bej krahasime si ishte dje ne kohen e Saliut, e sesi esht sot… Nuk me intereson fare propaganda krahasimore. Por po te them se kjo strategji qe ke ti eshte dekolte qe e ben mizerjen jo seksi, por edhe te perqeshur. Dhe ky quhet deshtim.