Home KRYESORE Qytetari kryeministrit: Bëj diçka që të hysh në histori. Ja si i...

Qytetari kryeministrit: Bëj diçka që të hysh në histori. Ja si i përgjigjet Rama

Kryeministri, Edi Rama ka pasur një debat në Facebook me një komentues, i cili i sugjeron kreut të qeverisë që të bëjë diçka që mbahet mend nga njerëzit.

Por, Rama i përgjigjet komentuesit po me gjuhë “popullore” duke i thënë “daku, mos i kujto gjonat kaq të lehta” dhe i sugjeron të lexojë më shumë libra.Edi-Rama-kryeministri

Debati vazhdon më tej, ku komentuesi zbulon se ka mbaruar universitetin dhe i tregon se me bindje politike është i djathtë.

Rama e vazhdon debatin deri në momentin që komentuesi i drejton një pyetje për Ben Blushin.

DEBATI:

Jon Beu: O rame bo nai gjo tmahesh men per tmir se nuk do morim gjo mrapa hap vene pune futu ne borxh me shtete mer traktora ujsjellsa ngreje ekonomin

Edi Rama: O jon, qe mos i kujtosh gjonat kaq te lehta daku, une them lexo nai liber me shum se sa me shum te dish aq me pak e ngaterron kollajllikun e llafeve me peshen e mendimeve Te paça mire

Edi Rama: Daiana Daiana  me Jonin fola ne zhargon mos u shqeteso dhe mos shkruaj “zdini” po “s’dini”

Jon Beu: O ed un nuk te fola me ironi 1 e dyta sa i perket leximit kam maru universitet nuk jom analfabet lexoj edhe shumë bile. nejse…….tashti ti je ne nje pozit që ke mundësi të bosh diçka dhe ju duhet të boni diçka per kto njerëz sepse ty aftësitë nuk temungojnë pranaj mos vononi mo boll lujtet ….nuk e shof te veshtir ti kërkosh eksperteve ekonomik nji zgjidhje ke te ri sa te dush me ide te reja në çdo deg me sa shof mungon vullneti. gjithsesi respekt edhe pse jam demokrat

Edi Rama: Jon Beu nuk bera ironi, fola ne zhargon meqe m’u drejtove ne zhargon dhe s’te thashe qe je analfabet e as e dija qe je demokrat? Tani qe ma the kete, po te flas seriozisht fare: Kurre nuk ka pasur ndonjehere me shume vullnet ne qeverisje se sa sot! Per te bere shtet dhe reforma.

Jon Beu: Ta shtoftë zoti vullnetin pra ça të them lala jot …

Jon Beu: Me te thon zoti Rama ska lezet sepse nuk je politikan i kohes baba qemos themi ne , pranaj ju flas pak me sportivitet plus jeni dhe shum mir fills përderisa përgjigjeni e çmoj shum. kisha nji pyetje si katunar i civilizum ne itali,si e shikoni ikjen e blushit dhe krijimin e partisë t’i të re? ……me sa po shof populli e shikon si legjend z blushi. po u përgjigje je njish /panorama/

Share: