Lapsi.al raporton se Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Robert Kullën, i akuzuar për grabitjen e bankës BKT në zonën e Bllokut në kryeqytet. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kulla u arrestua së bashku me Roland Litin dhe Alan Babametën, duke u akuzuar për grabitjen e ndodhur në datën 8 gusht 2016. Sipas prokurorisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një tunel në bodrumin e pallatit, nëpërmjet të cilit grabitën bankën. Robert Kulla është djali i Nehat Kullës, një personazh i njohur i botës së krimit në Tiranë.
me sa duket ne Shqiperi eshte e veshtire te denohesh kur vjedh ndersa per gjera krejt te vogla mund te perfundosh ne burg pa te keq. Mediat raportuan se Banka ne fjale nuk ishte ne gjendje te argumentonte ligjerisht numrat seriale te parave te vjedhura!!!!