Home KRYESORE Gruaja sajon grabitjen për t’i rënë në sy burrit! Ja pse e...

Gruaja sajon grabitjen për t’i rënë në sy burrit! Ja pse e si perfundon!

Një telefonatë e mbërritur rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, njoftonte se në  fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni, kishte hyrë një person për të vjedhur.

Sipas telefonates, ai kishte përfituar nga fakti se i zoti i banesës ishte larguar dhe kishte lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh .

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.

Nga informacionet e marra  është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin. Kjo ka bere qe specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, të fillojne hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në  një nga dhomat e tjera  shumën e lekëve (të  cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se  ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë. Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë  këtë shtetase.

Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni, pranon se  i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim  dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e Dalina Azunit, 29 vjeç, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik./lapsi.al

Share: