Home KRYESORE Hetimi i Fondit “Vendlindja Thërret” dhe i “Tre Përqindëshit”, na çojnë në...

Hetimi i Fondit “Vendlindja Thërret” dhe i “Tre Përqindëshit”, na çojnë në zbulimin e vrasjeve politike!

InfoPress / Nehat Shaqiri

Saim Tahiraj, veprimtar i hershëm i LDK-së në diasporë, dhe bashkëluftëtarë si dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, pohon se, kjo klasë politikë është ë zhytur deri në vesh në krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe në krime të natyrave të ndryshme.

Ai thotë se, këta kanë vazhduar rrugëtimin e tyre kriminal me intensitet të shtuar.

Sipas tij, luftimi i korrupsionit në të gjitha institucionet e shtetit nuk duhet kërkuar të luftohet nga ata që janë ideatorët dhe themeluesit e tij. Madje ai shton se, të kërkosh ta luftojnë korrupsionin nga këta që nga varfanjakë u shndërruan në milioner, e ndoshta edhe në miliarder, është absurditeti më i madh i llojit të vetë.

“Për luftimin e korrupsionit duhet të ndryshohet rrënjësisht qasja dhe veprimi, si nga bashkësia ndërkombëtare e po ashtu edhe nga populli i Kosovës”, thitë Tahiraj për Gazetën InfoPress.

Ai thekson se, kjo klasë politike detyrimisht duhet të largohet nga pushteti sa më parë, duke shtuar se, pjesa dërmuese e administratës në të gjitha institucionet shtetërore, duhet pastruar nga ky rrjet kriminal që e ka gërryer themelin e shtetit, dhe nëse vazhdon kështu do e përmbyse përfundimisht.

Për të pasur sukses, ai shton se, luftimi i këtij fenomeni shoqëror me përmasa kaq shkatërrues për shoqërinë kosovare, medoemos duhet marrë ma analizën e tij serioze. E para, zanafillën e këtij fenomeni. E dyta, koka e këtij fenomeni. E treta rrjeti i këtij fenomeni.

“E para: Zanafilla e këtij fenomeni qëndron të themelimi i dy fondeve, Fondi “Vendlindja Thërret” dhe i Qeverisë së Kosovës, i njohur si Fondi i “Tre Përqindëshit”. Të dyja këto fonde duhet në mënyrë të detajuar të hetohen dhe të dilet me rezultate se sa para ishin tubuar dhe si u shpenzuan ato para. E dyta: Kokat kryesore të këtyre dy fondeve të hetohen. Të hetohet pasuria e tyre dhe prejardhja e asaj pasurie. E treta: Të hetohet i tërë rrjeti i këtyre dy fondeve. Pas këtij hetimi jam i bindur se rezultati do na dërgoj në vrasjet politike që ndodhen gjatë luftës dhe pas sajë. Në këtë pikë të hetimit mendoj se fondi i Qeverisë Bukoshi nuk mund të krahasohet me atë “Vendlindja Thërret”, sepse ai ishte më transparent, derisa Fondi “Vendlindja Thërret” ishte plotësisht fond i nëntokës dhe i kontrolluar nga njerëzit e nëntokës”, potencon Tahiraj.

Ai më tutje shton se, pavarësisht kësaj, me urgjencë duhet të hetohen të dyja fondet. “Jam i bindur se bazamenti mbi të cilën u krijua kjo kastë e ndyre politike e veshur me petkun kriminalë janë pikërisht këto dy fonde. Që nga koha e themelimit të këtyre dy fondeve e deri më sot kurrë nuk pati një transparencë rreth menaxhimit të tyre. Kurrë nuk pati një hetim të tyre, por përkundrazi edhe pas lufte vepruan njëjtë edhe me fondet e shtetit duke i menaxhuar nëntoka. Kjo logjikë po vazhdon edhe sot, prandaj si rezultate kemi milionerë të asaj nëntoke. Pjesë përbërëse e këtij fenomeni shtetrrënues, fatkeqësisht është edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që ndodhet në Kosovë”, thotë ai.

Tahiraj thotë se, kjo nëntoka si duket ka pasur aftësi dhe mundësi financiare ta korruptoj një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Dështimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit në Kosovë janë fakti më i mirë që e vërteton këtë simbiozë në mesë të kastës së ndyre politike të Kosovës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. Deri tash kemi vërejtur vetëm themelimin e shumë organizmave vendore dhe ndërkombëtarë të cilat kanë qenë më shumë si mbulojë e këtij fenomeni shtetëshkatrues, sesa diçka serioze në këtë luftë, ndërsa para popullit të paraqiten se gjoja po veprojmë diçka”, thekson Tahiraj.

Më tej Tahiraj thekson se, korrupsioni nuk luftohet me deklaratë false, me raporte që vetëm konstatojnë gjendjen, me kriminelë që e themeluan atë.

“Korrupsioni luftohet duke e sulmuar atë në kokë, me organe serioze të përbëra nga individë të pastër kombëtarisht, moralisht dhe materialisht. Me organ profesionale. Nëse me të vërtetë bashkësia ndërkombëtare dëshiron me e luftua korrupsionin, duhet të heqë dorë nga përkrahja dhe bashkëpunimi me këta kriminelë që e mbollën dhe e kultivuan këtë fenomen shtetëshkatrrues, e jo të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë me ta si të vetmit që mundë të bisedohet për ardhmërinë e shtetit të Kosovës, sepse nga dosje të tyre që kanë mund të shantazhohen dhe të jenë shumë të lehtë për bisedime”, thekson Saim Tahiraj.

Share: