Home KRYESORE Hyn në fuqi Vettingu, por Kushtetuesja mund ta rrëzojë!

Hyn në fuqi Vettingu, por Kushtetuesja mund ta rrëzojë!

Sot ka hyre zyrtarisht ne fuqi ligji i Vettingut, i cili tashme mund te shbehet vetem nga Gjykata Kushtetuese. I miratuar më 30 gusht vetëm me votat e mazhorancës, në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit, ka hyrë sot zyrtarisht në fuqi.

Presidenti Bujar Nishani e dekretoi atë “në heshtje”. Ai nuk e vuri firmën mbi këtë ligj, as e ktheu në kuvend për rishqyrtim, por i la afatet kushtetuese të kalonin.

Opozita që nuk e votoi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. A do ta rrëzojë kjo gjykatë ligjin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi?

Shqetësimi është i madh. Opozita thotë se ky ligj e vë drejtësinë nën kontrollin e kryeministrit. Vetë Rama është shfaqur i shqetësuar në parlament pas dorëzimit të kërkesës së PD në Gjykatën Kushtetuese, duke i kujtuar asaj se po vihet sërish përballë ambasadës amerikane.

Kryetari Lulzim Basha tha se ambasadori amerikan nuk mund t’i diktojë të drejtën kushtetuese.  Ajo ka paralajmëruar se do ta çojë ligjin edhe në Strasburg po të jetë e nevojshme. Kryeministri Rama duket i zënë ngushtë. Nëse Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë ligjin që i miratoi pa e pyetur opozitën, e gjithë beteja e tij do të bjerë.

Share: