Home KRYESORE Ja çfarë fshihet pas misterit të “Trekëndëshit të Bermundës”

Ja çfarë fshihet pas misterit të “Trekëndëshit të Bermundës”

Zona që përfshin Floridën, Bermudën dhe Puerto Rikon, prej dekadash shquhet si një trekëndësh mistik, ndryshe i njohur si “Trekëndëshi i djallit” pasi të gjitha mjetet që lundronin mbi sipërfaqen e saj detare apo avionët që fluturonin mbi këtë hapësirë ajror, papritmas zhdukeshin.

Shkencëtarët besojnë se ata kanë zgjidhur më në fund misterin e “Trekëndëshit të Bermudës”. 500,000 km katror e oqeanit, ka qenë prej kohësh e lidhur me zhdukjen e anijeve dhe avionëve.

Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se ata mund të kenë zgjidhur rastin, duke e vënë atë në një model jashtëzakonisht të rrallë, e të çuditshëm.

Sipas britanikes “The Mirror”, “ekspertët gjetën re gjashtëkëndore, një grumbullim shumë i rrallë, në Detin e Veriut në afërsi të Britanisë”.

Duke përdorur radarët satelitë, kjo për të matur se çfarë po ndodhte nën retë. Gazeta shkruan se ata zbuluan se erërat e nivelit të detit arrinin pothuajse 100 milje në orë, të fuqishme dhe të mjaftueshme për të gjeneruar valë mbi 45 milje rreze të lartë./360grade.al

3993b2c000000578-0-image-a-3_1477037149334

Share: