Home KRYESORE Ja c’i bën deputeti socialist ministrit Beqja pse nuk i hap telefonin

Ja c’i bën deputeti socialist ministrit Beqja pse nuk i hap telefonin

Deputeti i Partisë Socialiste, Parid Cara foli për indiferencën që tregon Ministri i Shëndetësisë kur i shprehen shqetësimet nga përfaqësuesit socialistë. Cara ka thene se Ilir Beqja nuk i hap telefonin deputetëve në një intervistë për Panorama.

“Prej disa kohësh i kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë që të bëjë një ndryshim në Kavajë, pasi një prej drejtorëve nuk është në nivelin që kërkon ai pozicion. Nuk pata asnjë reagim nga ministri, prandaj dhe u detyrova ta bëja publik rastin. Kanë qenë jo të pakta rastet kur ministrat kanë bërë emërime nëpër zona pa u konsultuar më parë me deputetët e zonave dhe pastaj jemi ne ata që përballemi me problemet e qytetarëve. Janë gjithashtu jo të pakta rastet kur ministrat nuk u hapin telefonat deputetëve, aq sa kjo çështje është ngritur edhe në mbledhjet e grupit parlamentar. Ndonjë prej tyre e harron që mbështetja e deputetëve u duhet si në komisionet parlamentare, ku ata sjellin projektligjet, ashtu edhe në séance”

Share: