Nga Era Cela
Flora Nika është e bukur, e zgjuar, e shkolluar, inteligjente, e thjeshtë, e dashur ka të gjitha tiparet e një femre fisnike, po mbi të gjitha mbart në kurriz një sërë suksesesh e kam fjalën për juristen dhe bizneswomen e njohur Flora Nika.
Flora ka plot 10 vite që ka korrur sukses në fushën e biznesit, por ajo është dhe një ndër juristet më të mira dhe të suksesshme. Ajo është një model suksesi në biznes, historia e së cilës fillon vite më parë…
Juristja Flora Nika është drejtuesja e agjencisë së udhëtimit ‘Flora Travel’ e cila vjen në një intervistë ekskluzive me shumë këshilla dhe pikëpyetje për problem që Drejtësia Shqiptare ka, e neve nuk na mbetet gjë tjetër, përveçse t’i urojmë akoma më shumë suksese femrës që ecën mbi suksese.
1-Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Më karakterizon vullneti për t’ju shkuar gjërave deri në fund. Pavarësisht vështirësive që mund të dalin nuk e coj ndërmend të dorëzohem, por vazhdoj me këmbëngulje deri sa tja arrij qëllimit.
2-Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit ?
Nuk do të ndryshoja gjë tek vetja, sepse jam mësuar të jetoj kështu sic jam. Zoti është treguar bujar me mua dhe prindërit kanë meritat e veta për atë që jam sot.
3-Terapia juaj kundër stresit ?
Është shumë e thjeshtë, muzikë e mirë në sfond gjatë punës në zyrë dhe gjithçka shkon mirë
4-Tre detajet bazike të veshjes suaj ?
Klasike, komode & serioze
5-C’është eleganca për ju ?
Eleganca për mua është sjellje, stil dhe qëndrim .
6-Për ju luksi është …?
Të kesh gjërat që të bëjnë të ndjehesh e veçantë dhe një jetë e mirë.
7-Cilat janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve ?
Të gjitha fjalët që shprehin dashuri, mirënjohje, vlerësim e respekt.
8- Si pas teje si arrihet suksesi në jetë
Një person që do të arrij sukses duhet të ketë vullnet për punë dëshirë për të ecur përpara dhe karakter të fortë për tu bërë ballë vërshtërsivet që dalin përpar , por mbi të gjitha unë do të quaja sukses atë që një njeri e arrin me forcat e veta duke ecur me këmbë në tokë
9-Cilat janë problemet e drejtësisë sonë, parë në këndvështrimin tuaj?
Drejtësia në Shqipëri ka ende aq shumë probleme, sa që është e vështirë të përzgjedhësh disa prej tyre. Por ajo, që do të veçoja është hendeku i madh ligjor, ku shumë nene i gjejmë në kundërshtim me të tjerat, duke krijuar probleme në interpretimin e ligjit. Nga ana tjetër kemi një papërcaktueshmëri të saktë, kryesisht në përcaktimin e dënimeve për disa vepra penale, që sjellin vendime të ndryshme për të njëjtat vepra penale në të njëjtat rrethana. Problem tjetër është mosrespektimi i afateve kohore nga një seancë në tjetrën, në proceset gjyqësore administrative dhe penale ku ligja e mirëpërakton në 15 ditë. Kjo shkakton një zvarritje të këtyre proceseve në dëm të qytetarit.
10-Sot a është bërë pjesë e pandarë e jetës së një qytetari avokati i familjes?
Si mund të kthehet në edukatë avokati familjes? Ashtu siç duhet të kemi një doktorr të familjes, duhet edhe të kemi një avokat. Do të ishte idealja sikur të praktikohej edhe tek ne, ashtu si edhe në shumë vende të botës. Asnjëherë nuk dihet, se kur mund të të nevojitet ndihma ligjore e një avokati, duke filluar nga nënshkrimi i një kontrate të thjeshtë përpara noterit e deri në procedura të tjera.
11) Por, nëse hedhim një vështrim në të ardhurat ekonomike të famljeve shqiptare, a nuk duket utopi realizimi i kësaj?
Jemi në një kohë, ku qytetari nuk arrin të plotësojë kushtet më jetike të mbijetesës së tij, siç është ushqimi. Si mund të flasim për edukimin për të pasur një avokat të familjes? Do të ishte një luks për pjesën më të madhe të shoqërisë tonë.
12- A është sot i konsiderueshëm roli i avokatit në gjykimin e një çështjeje?
Janë bërë hapa përpara dhe tashmë dihet, që nëse je palë në një proces gjyqësor, duhet të kesh një avokat të mirë, që të mbrojë interesat e tua dhe të sigurohet që ligji dhe procedurat po ndiqen me përpikmëri. Por ka edhe shumë raste, ku klienti me të drejtë nuk ka besim tek avokati i tij. Jam e mendimit se avokati, ende nuk ka vendin, që i takon në gjykimin e një çështjeje dhe në këtë mënyrë roli i tij shpesh herë zbehet. Ndërhyrjet nga jashtë, korrupsioni, padrejtësitë sjellin vendime të padrejta dhe në kundërshtim me ligjin. Faji për këtë i mbetet avokatit të palës së humbur. Mbase është kjo arsyeja, që shumë avokatë janë kthyer në sekserë të mirëfilltë, që është një turp për këtë profesion dhe cënon edhe avokatë të tjerë, të cilët janë profesionistë të vërtetë.
13-Kujt mund ti drejtohemi për hartimin e një kontrate paramartesore ?
Pa diskutim një avokati, juristi apo noteri që disponon të gjitha njohurirë juridike të nevojshme për hartimin e draft-kontratës para-martesore
14-Po për gratë shqiptare që janë në politikë sot, c’mendin keni?
Mendoj që mbi të gjitha meritojnë respekt. Që kanë bërë një revolucion, ndikojnë evolucionin cdo ditë nga pak . Mendoj që politika, ashtu si cdo fushë ka nevojë për praninë e grave.