Home KRYESORE ZHEJI për importin e plehrave: E ardhmja e fëmijëve tanë më e...

ZHEJI për importin e plehrave: E ardhmja e fëmijëve tanë më e rëndësishme se ajo e riciklimit

Analisti Artur Zheji gjatë fjalës së tij në tryezën e hapur për ligjin për importin e mbetjeve; “Vlerë, dëm apo Referundum”, u shpreh se ky ligj rrezikon jetën e shqiptarëve.

Ai tha se “sipas dokumentit të nxjerrë nga vetë qeveria vetëm 20% e mbetjeve të vendit riciklohen teksa pjesa tjetër, pra 80% mbetet e pa ricikluar dhe nga krahu tjetër pritet të merren mbetje të tjeta nga jashtë. Ky është rrezik i madh për vendin”, tha Zheji, teksa u ndërpre dhe nga një person në sallë, i cili ndërhyri në fjalën e tij.

Zheji këtë person e cilësoi si shtojca e Shalsit (Deputetit të PS që porpozoi ligjin e mbetjeve) në tryezë, si avokat të industrisë së mbetjeve, i cili kishte pranuar paratë në këmbim të plehrave.

“Unë jam këtu dhe kuptojë interesin tuaj, por nuk mund të pranojë që halli i industrisë të jetë më i madh se halli shqiptarëve, që rrezikojnë jetën e tyre nga mbetjet. Pra nëse industria e mbetjeve është në rrezik qeveria  le ta zgjidh, por jo duke rrezikuar të ardhmen e investimit tonë si shqiptarë për vendin dhe fëmijët tanë”, tha Zheji. Ai shtoi se të gjithë kemi rënë dakord që qeveria, aparati shtetëror është rregullatori, por kjo qeveri nuk mund të rrezikojë jetët tona…”, vijoi Zheji.

Share: