Nga Dritan Shano
Kaini e vrau tradhëtisht vëllain e tij Abelin. Kaini gënjeu Perëndinë për vrasjen dhe u mallkua e u damkos përjetë. Toka mbeti nën mallkimin që të përthithte gjakun e Abelit, dhe nuk mund të punohej më.
A mos jemi pak si shumë një rracë Kainësh? Edhe në vitin 2016, gjithnjë, sa herë mban vesh diskutimet, dekorimet, sharjet apo lavdërimet, më duket se ne si shoqëri, vazhdojmë të jemi në mes të luftës tonë të përgjakshme civile të Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që jo vetëm që nuk na është mbaruar Lufta e Parë Botërore, por ende, akoma, asnjë shqiptar prej nesh, nuk ndjehet i lirë dhe i pavarur.
Prandaj, ndoshta kjo është arsyeja që rotacionet e pushtetit, sa herë ato qëllon që të na ndodhin, ne, shqiptarët, i përjetojmë më së shumti si hakmarrje, si vendosje e gjërave në vendin e vet*, dhe qeverisjen si pushtim administrate dhe territori, dhe njëherësh edhe si ndarje plaçke nga buxheti i shtetit.
* sipas parimit: do kalosh tek lagjia ime, po s’ta hapa kokën me gurë. (si Kaini të vëllait, Abelit)