“Kam një problem shumë të rëndë, kërkojnë të më eliminojnë fizikisht!”. Ishin këto fjalët e një banori të Libonikut në Korçë përpara kryeministrit Edi Rama në një takim për tokën bujqësore.
“Kam një problem shumë të rëndë. Kërkojnë të më eliminojnë fizikisht për një problem me tokën e marrë sipas ligjit 7501. Petrit Kupja me shokë, komuna Libonik, s’më nxirrnin titull pronësie, për karburant, por pa asnjë letër. Zarbat me shokë e kanë ndarë Shqipërinë si në vitin 1913. Të gjitha gjykatat, po i bie shkurt…”
(banori i revoltuar)
Në këtë moment është ndërprerë sinjali nga ana e regjisë së kryeministrit duke bllokuar transmetimin “Live” dhe duke bërë që edhe televizionet të ndërprisnin transmetimin. Ende nuk dihet kush e ka kërcënuar banorin e indinjuar që jetonte në Maliq dhe si qëndron çështja.
Pas rikthimit të sinjalit ka qenë një tjetër banor duke folur. /Lapsi.al