Home KRYESORE Kokëdhima: Kundër meje punuan të majtë dhe të djathtë

Kokëdhima: Kundër meje punuan të majtë dhe të djathtë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka komentuar heqjen e mandatit të tij të deputetit nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në studion e emisionit “Opinion”, ai bëri një akuzë të fortë.

“Kundër mandatit tim punuan të majtë e të djathtë” – tha Koço Kokëdhima, por nuk pranoi ta sqarojë se cilët ishin ish-kolegët që deshën ta largonin nga salla e kuvendit. Të njohura brenda PS-së janë mosmarrëveshjet e tij me kryetarin e Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi.

Megjithatë për Koço Kokëdhimën, marrëdhëniet e prishura me Kryeministrin Rama janë një çështje personale që nuk i përkasin tavolinave mediatike.

“Rama është dhe do të mbetet miku i tij, ndaj të cilit do të mbetet gjithmonë besnik” – tha Kokëdhima.

“Rama është miku im dhe do mbetet miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë njeri në jetë dhe nuk do zhgënjej sa të jem gjallë asnjë mik. Mos prit që të bie në grackat e tua Blendi. Dëshironi të pyesni për marrëdhënie personale dhe nga ana tjetër më thoni pse refuzoj t’ju përgjigjem juve” – shtoi ai./lapsi.al

Share: