Home KRYESORE Kosova debuton në shtëpi, CNN: Sporti ec më shpejt se politika

Kosova debuton në shtëpi, CNN: Sporti ec më shpejt se politika

Sot është një tjetër ditë historike për Kosovën.

Ata pritet të debutojnë në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Kroacisë, e vlefshme për Botërorin e Rusisë.

BBC thotë se përpara se të mbërrijnë lojtarët, kanë mbërritur politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka premtuar secilit lojtar nga 100 mijë euro nëse kualifikohen për në Botëror.

Mijëra kosovarë kanë vërshuar drejt Shkodrës.

“Jam shumë i lumtur. Janë shitur 16 mijë bileta brenda dy ose tre orësh,” thotë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Kosovare të Futbollit, Errol Salihu.

Megjithatë mbetet çështja e flamurit.

UEFA thotë se nuk mund të përdoret flamuri kuqezi.

“Është diçka problematike. Shumë kosovarë nuk e pranojnë ende flamurin blu me të verdhë. Por trajneri i ekipit, Albert Bunjaki beson se futbolli mund të ndihmojë në nxitjen e një ndjenje të identetit kombëtar. “Kur shoh flamurin, mendoj për vendin tim, Kosovën. Natyrisht jemi krenarë që përfaqësojmë vendin tonë, kjo është një gjë e madhe”,” shkruan BBC.

Kurse CNN shkruan se në sport, Kosova po lëviz më me shpejtësi se politika në arenën ndërkombëtare.

“Në sport po lëvizim më shpejt se në politikë,” tha Thaçi për CNN.

“Sporti po hap dyert për suksese të tjera në politikë,” shton ai.

Share: