Home KRYESORE Krutanët e kanabisit, makinat e shtrenjta dhe pakot me lekë në Facebook

Krutanët e kanabisit, makinat e shtrenjta dhe pakot me lekë në Facebook

4 kultivues të kanabisit u arrestuan nga policia për një parcel me rreth 5 mijë bimë kanabisi. Prokuroria dyshon se ata mblidhnin gra për të punuar në parcelat me kanabis dhe i çonin në parcela për të punuar. Në rrjetet sociale kanë dalë fotografitë e makinave dhe parave që ekspozonin të arrestuarit në rrjetet sociale. Përveç makinave që iu sekuestruan, kultivuesve të kanabisit iu gjetën edhe 35 milion lekë të vjetra në banesat e tyre. Edmond Kadiu, Elton Bababi dyshohet se ishin organizatorët e kultivimit të kanabisit, ndërsa personi që siguronte punëtorët dyshohet se është Elton Baroka. Shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela është Idajet Gashi.

Sipas organit të akuzës, të arrestuarit janë të gjithë banorë të Fushë-Krujës. Edhe 16 persona të tjerë, kryesisht gra, te cilët kishin punuar për disa ditë në parcelën ku ishin kultivuar kanabis u shoqëruan nga policia./Lapsi.al

Share: