Deputeti i sapolarguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi pritet të publikojë për pak ditë librin e tij të ri, titulluar “Kryeministri”. Ende nuk është bërë e ditur ndonjë pjesë e librit, por nga titulli lë të kuptohet se në qendër sigurisht do të ketë një personazh që ka funksionin e kreut të qeverisë.
Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, njëri prej të cilëve do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”.
Nisur nga titulli, pritet që libri të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e tij me kryeministrin dhe prapaskena të panjohura më parë. Një vit më parë, Blushi trazoi mjedisin social e politik me librin “Kandidati”, një roman satirik ku ironizohej kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Nëse “Kryeministri” vazhdon në të njëjtën linjë, atëherë trazimi do të jetë shumëfish i madh./BW/
PS: A do jete ky liber “Kurbani” i Blushit per Ramen? Kete do ta mesojme kur ta lexojme…