Gjate nje vizite pune ne Londer, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini ka zhvilluar disa takime me deputete ne Parlamentin Britanik. Kjo eshte vizita e pare zyrtare qe Arian Galdini zhvillon ne Kryeqytetin e Mbreterise se Bashkuar, pas Brexit dhe si drejtues i nje Partie Politike ne Shqiperi.
Ne takimet qe Galdini pati me deputetet konservatore Stephen Crabb dhe Alistair Burt, u bisedua mbi zhvillimet politike ne Shqiperi dhe sfidat e integrimit europian te vendeve aspiruese ne periudhen postBrexit.
Stephen Crabb dhe Alistair Burt jane dy deputete me shume peshe brenda Partise Konservatore te Kryeministres May.
Alistair Burt ne Qeverite e ish Kryeministrit David Cameron ka qene edhe Minister i Jashtem ne FCO qe mbulonte Azine dhe Amerikat, si edhe Minister i Kujdesit Social.
Gjate ketyre takimeve Kryetari i LDE u shpreh se: Situata ne Shqiperi eshte pothuajse rrezikshmerisht tektonike. Qeveria Rama po rilind sundimin dhe po heq dore nga qeverisja. Po rilind dhunen shteterore e extrashteterore e po heq dore nga kontrata sociale dhe politike me qytetaret.
Po rilind krimin e organizuar me mbeshtetje politike dhe po heq dore nga drejtesia. Po rilind ekonomine kriminale te kanabisit e plehrave, e po heq dore nga zhvillimi. Po rilind votimet formale, e po heq dore nga zgjedhjet. Ndaj ne si LDE, ne si Koalicion Opozitar, kerkojme vemendjen e Partnereve Nderkombetare, sepse ne nje vend ku Qeveria ka hequr dore ne Qeverisja, Kontrata me Qytetaret, Drejtesia, Zhvillimi dhe Zgjedhjet, mund te shkohet ne cdo drejtim te mundshem, por jo drejt dremokracise, lirise, dinjitetit njerezor dhe integrimit europian.
Kemi nje Qeveri qe heq dore nga pergjegjshmeria dhe llogaridhenia, e u hidhet ne krah mafias, koncensioneve dhe Partneritetit Publik Privat. Duket sikur Qeveria Rama me ekonomine kriminale prodhin likuiditetin, e me likuiditetin privatizon shtetin nepermjet Koncensioneve dhe 3 P-ve. E kane strategji.
Nuk duan te qeverisin. Duan te plackisin. Duket sikur duan te rrine ne pushtet vetem per te plackitur. Qytetaret jane plotesisht te nencmuar e te keqtrajtuar nga kjo menyre qeverisjeje. Opozita ose do te beje lufte per te shpetuar demokracine dhe te ardhmen e vendit, ose do te beje politike sic i takon nje Opozite ne nje vend kandidat per anetaresim ne BE.
Qeveria i ka shpallur lufte qytetareve, Opozites dhe zhvillimit ne Shqiperi. Ne si Opozite duam ti pergjigjemi e rezistojme kesaj lufte te shpallur nga Qeveria, jo duke iu pergjigjur me te njejten monedhe e menyre. Ne duam ti pergjigjemi ndryshe. Nese ata kane MAFIAN, ne duam te jemi ne krah te NATOs, nese ata kane kanabisin e plehrat, ne duam ti pergjigjemi me alternativa zhvillimore te nje ekonomie te shendetshme e te ndershme, nese ata kane vrasesit dhe bleresit e zgjedhjeve, ne duam tu pergjigjemi me institucionet e BE, Britanise se Madhe dhe SHBA. Kjo eshte edhe arsyeja pse ne kerkojme mbeshtetjen dhe vemendjen e Londres, Brukselit dhe Washingtonit.
Kryetari i LDE Galdini, ka zhvilluar takime edhe ne Parlamentin Europian ne Bruksel, javen qe shkoi.