Home KRYESORE Kujtime nga puna ne operacionin “Puna” dhe vizita e Fatos Nanos

Kujtime nga puna ne operacionin “Puna” dhe vizita e Fatos Nanos

Nga Ylli Dylgjeri

Me ngacmoi dje nje interviste e ish Ministrit Rendit Luan Rama ne media, per te hedhur keto mbresa nga puna e “Punes”. Ose sic thote kryeministri Edi Rama, “pa pune s’ka pune”. Bashkerisht punonim ne Rend ne ato vite. Luan Rama Minister e Une Sekretar i Pergjithshem. Kujtoj ish kryeministrin Nano qe erdhi nje mengjez ne MInistri per te prezantuar Ministrin e radhes Luan Rama.

U zevendesua Ministri Stefan Cipa. Per mos tu zgjatur, qysh ne prezantimin e pare te Luan Rames, Nano thumboi drejtuesit kryesor te Rendit. Ne zyren pritese Ishin drejtuesit kryesore. Nano duhej pritur vemendshem. Ishte lajm ardhja Tij ne zyren e Ministrit te Rendit. Ndaj dhe kisha porositur Sherbimet qe te ishin te vemendshem me servisin dhe pritjen. Per qerasje sigurishin do ofronim pijen e Tij te preferuar xhin, shoqeruar me akull dhe limon.

Por…”gafa” na ndodhi. Kamarierja e pa vemendshme solli vetem xhin me akull, pa feta limoni!!! Kjo mungese limonash ne servis u shfrytezua nga z.Nano per te hapur takimin prezantues:

– Pse lokalet e skafisteve te droges kane edhe akull, edhe limon zoti Sekretar i Pergjithshem, me drejtohet mua duke pare nga Drejtori i Pergjithshem i Policise te asaj kohe z. Bilbil Mema. Kaq duhej.

Aty, qysh ne takimin e pare, u vendos per fillimin e punes se “Punes”. Monitoruesit nderkombetar, anerikane e italiane kishin sjelle informacionin e plote me fotot dhe vendodhjet e rrjeteve te skafisteve te droges ne vend. Duhej organizim. Dhe keshtu u be.

U perfshine institucionet dhe axhencite kryesore ne kete operacion. Ministria e Rendit me gjithe strukturen operacionale, Mbrojtjes, Roja Bregdetare, SHIK, Tatimoret, Prefektura, Bashkite e deri te pushuesit ne bregdet muarren pjese te “Puna”. U perfshine pushuesit? Po! Ne Kanalin e Cukes ne Sarande, ishin pushuesit qe njoftuan per fshehjen e nje skafisti qe ndiqej nga “Delta Force”.

Ne sherbim te Operacionit u vune edhe Qeverite e vendeve fqinje. Kujtoj kryeministrin Nano qe na thoshte: “me dalin cdo ore ne telefon, ne raport, Ministrat e Mbrojtjes se Greqise, Italise dhe Malit te Zi”.

Skafet e krimit kerkoni strehim ne ishujt prane ujrave greke e malazeze.

….ishte fundi i veres,

U dha urdheri per fillimin e Operacionit Puna”…

E gjithe vija bregdetare ishte e blinduar nga forcat e Rendit dhe Mbrojtjes. Ndodheshim ne Vlore duke ndjekur cdo minut ecurine e tij. U realizuan te gjithe objejtivat. Drejtuesit e policise Bizhga, e Ndreu raportuan suksesin. Pas 48 oresh “Operacioni Puna” perfundoi.

“Puna” erdhi pas nje bashkepunimi serioz.

Ministrite e Rendi dhe Mbrojtes etj. regjistruan nje sukses te perbashket mbi krimin.  Ishte fillim vjeshte viti 2002. Limonat kishin filluar te piqen…

Share: