Home KRYESORE LAJTHITJE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE: TË DAL USHTRIA PËR TË LUFTUAR KANABISIN?!

LAJTHITJE NË INSTITUCIONET SHTETËRORE: TË DAL USHTRIA PËR TË LUFTUAR KANABISIN?!

Nga Dr. Sulejman Abazi
Kështu thot Ylli Manjani dhe Fatos Klosi, duke ndeshur në kundërshtimin e zonjës Kodheli. A e ka menduar mirë Ylli dhe Fatosi se çfarë po thonë? Më përpara se sa të bëjnë këtë propozim, mbase duhet të thonë disa gjëra të tjera, që mund t’i shërbejnë zgjidhjes së situatës. Kanë bërë ndonjëher llogari ata se sa lloj policish ka në Shqipëri, sa është efektivi i tyre i përgjithëshëm, çfarë misionesh kanë dhe çfarë detyrash kryejnë, si i kryejnë?
Pse një herë e në një kohë, në Mbretëri dhe në komunizëm, vetëm tre xhandar mbanin në zap një rreth të tërë dhe një i plotfuqishëm mbante nën kontroll 3 lagje qyteti dhe zbulimi i kriminalitetit shkonte mbi 98 për qind? Në Shqipëri jemi, çfarë ka ndryshuar në raport me vlerësimin e ligjit dhe pse? Kur bëj këtë pyetje larg ndonjë paragjykimi ideologjik apo politik, kam parasysh problemin dhe për këtë situatë duhet analiza e plotë, publike, pa dorashka, pa interesa, nga këta njerëz titullar dhe publik duhet t’i thuhet shkoqur Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrit, gjithçka që mendojnë pozitivisht (jo politikisht), sepse vetëm kështu do të zbulohen elementët që cënojnë Sigurinë Kombëtare.
Me fjalë të përgjithëshme kështu edhe mua mund të më hyj vetja në qejf dhe të jap këshilla në shkallë kontinenti!! Se çfarë është më e rëndësishme për Forcat e Armatosura dhe misionin e tyre në NATO, kjo është tjetër gjë. Krahasimi nuk më duket aspak i goditur me pranine tonë ushtarake jashtë vendit, kudo qoftë. Se çfarë detyrimesh mund të kenë Forcat e Armatosura në planin e brendshëm dhe a ka baze ligjore për këtë, ky është një problem tjetër.
Shteti dhe shoqëria funksionojnë mbi bazën e Kushtetutës, dhe nëse do të dal Ushtria në operacion kundër këtij rrjeti, asaj nuk do t’i duhet të dal me kazma e lopata për pastrim plehërash, por e armatosur. Edhe krimi në Shqipëri është i armatosur, e ndonjëher më i sofistikuar se forcat e sigurisë. A nuk mendojmë se kjo situatë i takon shpalljes së një gjendje të jashtëzakonëshme (qoftë dhe të pjesëshme), ku Ushtria mund të vendos rregullin kushtetues? Nuk do t’i mësoj as Fatosit apo ministrave këto, se ata i dinë shumë mirë, por ajo që ka rëndësi është të japim rrugëzgjidhjet më të mundëshme, kur forcat në dispozicion nga struktura të tjera mund të jenë të mjaftueshme.
A është bërë ndonjëher llogaria në strukturat tona të Policisë së Shtetit dhe policive të tjera se, sa janë raportet midis pjesës drejtuese dhe pjesës operacionale? A nuk është humbje e madhe në rritjen e efektivitetit kundër veprimtarisë kriminale, kur me mbi 20 lloje policish ne vetëm tjerrim këshilla dhe fjalë? Pse është shmangur tërësisht roli dhe detyrimi i Pushtetit Lokal në këtë çështje delikate dhe a ka një ligj edhe për këtë? Nuk kam qenë dakort kur ushtria u fut të pastronte plehërat nëpër plazhe, por kjo ishte punë e Ministres së Mbrojtjes dhe e të tjerëve persona vendimarrës.
Logjika kundër qëndrimit të zonjës Kodheli më thot që, kur Ushtria na qenka e aftë të pastroj plehërat, pse nuk është e aftë të përballoj dhe detyra të tjera në interes të vendit dhe taksapaguesve shqiptar? Pra, argumentet për kundërshtimin e saj duhet të jenë bindese, ligjore, brenda misionit kushtetues për të gjithë rastet e keqpërdorimit të deritanishëm të FA. Problemi nuk është tek vizioni i ngushtë i personave publik për vlerësimin e Ushtrisë, as tek qëndrimi prej burri e zonjës Kodheli.
Çështja është se, në këtë administrat paguhen një duzin me këshilltar dhe lloj lloj funksionarësh, të cilët kur vjen puna për të trajtuar një çështje që po bëhet fenomen kriminal në shkall vendi, të gjithë janë fshehur pas gishtit, pas kurrizit të një Ministri apo vet Kryeministrit, duke qëndruar urtë e me serilizëm për të ruajtur vendin e punës, kur në fakt duhet të ndodh krejt ndryshe. Janë ata dhe vetem ata që duhet të veëe në lëvizje njohuritë, përvojën, krahasueshmëritë, të vlerësojnë informacionin të shtrir në kohë dhe me periudha, dhe mbi këtë bazë të mos heshtin, por të planifikojnë situata të zhvilluara organizative dhe operacionale per t’i dal të keqes përpara.
Sot ka marrë përmasa ky fenomen për shkak të heshtjes, kur duhej folur, dhe të mungesës në kohë të masave parandaluese. Përgjegjese është politika në të gjithë nivelet dhe në të gjithë krahët. Pesha e fajit këtu po aq sa është kolektiv, po aq është edhe i drejtpërdrejtë mbi persona përgjegjës që kanë qenë dhe janë në krye të institucioneve. Jam kundër përdorimit të Ushtrisë për këtë çështje, edhe pse është problemi më serioz që ka jeta social politike e vendit.
Kur dëgjojmë gjëra të tilla, me të drejtë duhet të mendojmë që këtu paaftësia është ulur këmbëkryq në institucionet e shtetit dhe ne vetëm vuajmë pasojat. Fakti që tashmë në Shqipëri askush nuk ka më frikë nga ligji dhe nga shteti, të tjerat ne i marrim vet me mend se çfarë mund të ndodh. Rendi dhe ligji nuk janë vetëm qendrat e qyteteve, por në çdo metër katror të territorit të Republikës. Për shumë arësye të tjera që Klosi, Manjani dhe Kodheli nuk i thonë dot, është paksa vështire të vesh gishtin në këtë plagë.
Staregjia e luftës kundër Krimit të Organizuar, trafiqeve dhe të tjerave, është çështje e shumfaktorëshme, shumeinstitucionale, dhe asaj të cilës ne i trembemi për ta thënë dhe pranuar është fakti që, nuk guxojmë të vetëdijesohemi se, “peshku qelbet nga koka” dhe rrënjët e kësaj situate nuk janë të sotme, as tek njerëzit e thjeshtë që luftojnë çdo ditë për bukën e gojës. Rrugëzgjidhje përhere ka, por duhet gjetur mekanizmi në bazën e të cilit të mos jenë si zakonisht “pordhët e kalit”, por motivimi dhe atdhedashuria, e cila duhet të ushqej dhe të motivoj gjithçka tjetër që është institucionale.
Siguria Kombëtare është elementi më thelbësor i ekzistencës së shtetit. Kur nuk jemi të aftë dhe të zot për këtë, atëherë për çfarë tjetër jemi duke i thënë vetes shtet? Shkurt, paaftësisë për të zgjidhur situatat, mundohuni t’ia thoni në sy atje ku ajo shfaqet dhe vepron, dhe mos u tërhiqni nga zgjidhje që në shume raste janë rruga më e shkurtëre shitjes së përgjegjësisë dhe që krijojn një qark të shkurtër me shkarkesa shumë të forta elektrike
Share: