Home KRYESORE “Lapsi”: Edi Rama lakuriq, befason përsëri

“Lapsi”: Edi Rama lakuriq, befason përsëri

Artisti bashkëkohor Armando Lulaj provokoi në ekpozitën në grup të titulluar “Teatri I Gjelbërimit”, e cila u hap sonte në Tiranë pranë Galerisë së Universitetit të Arteve, Galeria FAB. Ekpozitë ku  ndër emrat e kuratorëve spikaste ai i Vincent van Gerven Oei, i cili njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj Ramës.

U vu re mungesa e pranisë së Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila nuk ngurron të marrë pjesë në hapje dhe inagurime të këtij lloji.

Idea e ekspozitës sipas Ardian Isufit një prej kuratorëve është kjo: Njëherë është thënë, “Ku e ka varrin shoqëria civile të shkoj t’i çoj lulet”. Ajo çka kjo ekspozitë tregon, është se vdekja po mbretëron në një pjesë tjetër të qytetit. I bie kryq-e-tërthor zyrave dhe institucioneve që e konsiderojnë qytetin si burim të përfitimit financiar, në vend që ta trajtojë si një hapësirë ku lindemi, jetojmë jetet tona, dhe ndjiejmë gëzim, trishtim, dashuri dhe urrejtje.” Artisti Armando Lula e ka vendosur fotografinë e kryeministrit lakuriq pranë një kazani plehrash, të krijuar me mbetje të riciklueshme, në formën e një piramide të përmbysur.

Përballë, një shprehje e shkruar në mur: “I gjithë populli artist”. Parrulla e deformuar e kohës së komunizmit, “I gjithë populli ushtar” ngjan një tallje me ekspozitat e pikturës dhe ngjyrimet artistike në politikat qeverisëse që kryeministri Edi Rama përdor për të kamufluar kaosin urban në Tiranë. Qëllimi i ekspozitës është pikërisht ky “kaosi urban në Tiranë në dy dekadat e fundit/lapsi.al

Share: