Duket se Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama për ligjin e mbetjeve. Basha tha se ky është një tjetër rast që Rama tallet me shqiptarët.
Basha se fundi e ka ashpersuar fjalorin e tij poltik sic ne fakt e kerkon shumica e shqiptareve dhe per fat te keq edhe realiteti!
“Ed Mashtrusi beri sot mashtrimin e radhës. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave është i mire por ju jeni budallenj. 3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurrë nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinëzisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Evropës ne Shqipëri. Ne këto 3 vite nuk prodhoi gjë tjetër veç varfëri, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqipëria pa Edi Ramen është Shqipëria pa plehra. #Shqipëria me mire pa Edi Ramen” – thotë Basha në deklaratën e tij.