Home KRYESORE Majko në Kosovë: Vuçiç ia ka me hile Edi Ramës

Majko në Kosovë: Vuçiç ia ka me hile Edi Ramës

Tashme takimet miqësore mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç kanë qenë gjithmonë e më të shpeshta, që pas konferencës së Berlinit. Por kjo duket se ka me shume dimension personal se sa institucional dhe vendesh. Një shtrëngim duarsh mes të dyve tashmë nuk është lajm, por qartazi akujt nuk jane shkrinë në vizitat e ndërsjellta në Beograd dhe Tiranë.

Ndersa marrëdhënia mes dy kryeministrave sa vjen e bëhet me e ngrohtë mes batutash, buzëqeshjesh dhe fotografish te përbashkëta qe shperndahen ne rrjete sociale dhe Media dhe shihen me optimizem vetem ne Perendim dhe jo ne Ballkan.

Pandeli Majko ish kryeministri i kohes se luftes ne Kosove, sot deputet i PS, njëherësh edhe shtetas i Kosovës, thotë se ka një hile në mënyrën “e ngrohtë” të marrëdhënies që Beogradi ofron për Tiranën. Sipas Majkos, kjo bëhet që Beogradi të tejkalojë Kosovën në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosova të mos shihet si pjesë e kësaj marrëdhënieje  shqiptaro-serbe, shkruan gazeta Koha Ditore qe ka intervistuar Majkon qe e konsideron veten si pjesë e Kosovës, pasi që prej 6 muajsh ai është edhe shtetas i saj, dhe duket se është i zhgënjyer pasi nuk e kishte menduar që politika në Kosovë t’i ngjante asaj të Tiranës.

“Është në formësim krijimi i dy kampeve politike në Kosovë të cilat për mirë ose për keq kanë kopjuar një pjesë të fjalorit që prodhohet nga politika e Tiranës. Unë sinqerisht kam menduar se politika e Prishtinës do të bënte një diferencë nga mënyra e të artikuluarit të politikës nga Tirana, por ja që ndodhi ajo që nuk pritej dhe aty situata shpesh ka perceptuar me një histori e cila nuk i ka dhënë emër të mirë as Kosovës, as shqiptarëve në përgjithësi, sidomos përdorimi i bombave tymuese në parlament ishte diçka vërtet e rëndë, pavarësisht qëllimit.

Unë nuk mund ta imagjinoj që në një parlament të përdoren metoda të tilla. Unë ua kam thënë këtë kur i kam takuar përfaqësuesit e opozitës në Kosovë”, thekson Pandeli Majko.

Share: