Nga Denion Meidani
Ushtrine pervec funksioneve primare kushtetuese e kane vene te ndertoje disa rruge e ura dikur dhe shume mire kane bere. E kane vene nga nevoja edhe te pastroje plazhe per udheheqjen e te tjere por dhe te mbledhi plehra e “luftoje” mbeturina andej ketej neper Shqiperi. Te trasportoje materiale per biznese private si ato te demontimit e ndoshta edhe pllaka e tulla sic e kane akuzuar.
Pra zonja Ministre, sipas jush ushtria merret me gjithe keto pune kaq serioze e nuk mund te luftoje e spastroje kanabisin qe sipas kesaj llogjike i bie qe nuk eshte aspak serioz e problematik pavaresisht se ka mbuluar harten e ka korruptuar cdo aspekt ekonomik, kriminal, e social madje dhe nje pjese te mire te atyre qe supozohet ta luftojne? Apo ka ndonje direktive nga lart e arsye tjeter mbrapa qe nuk po na e thoni?