Nga Monika Lubonja
“Shembja e shtëpisë Asherr” u ngjit dje ne Teatrin Kombëtar te Kukullave.
Tek rrija e strukur ne kabinën e biletarisë, me friken e radhës për spektatorin e sapolindure te kësaj skene te re, mendoja qe ne jemi një spektator qe e duam teatrin kudo ku ai zhvillohet.
I duam artistet tanë kudo ku ato luajnë. Nje spektator qe duartroket kudo ku përcillet një shfaqe e bukur. Sepse arti nuk njeh vetëm salla te mëdha arti. Artistet e zhvillojnë arti e tyre ne te gjitha skenat, te mëdha dhe te vogla. Mandej edhe ne rruge.
Cfare nuk mendoja ne ato çaste te paduruara ankthi. Kur një zë spektatori me ndërpreu mendimet. “Dua dy bileta”, me pas një tjetër : “Dua tre bileta”, “dua dy bileta për sot, po dua dhe kater për te shtunën”, dhe kisha frike akoma te ngrija kokën, se mos ndërprisja atë hov te ardhurit te spektatorit.
U ngrita dhe vrapova te gjeja një cep ku mos te me shikonte njeri ” bashkova duart dhe thashë: “Faleminderit o Zot po i vjen spektatorit te teatrit dhe një salle e vogël e re për artiste, po një salle nga me te vjetrat me te bukurat, një salle qe janë ngjitur shume artiste te mëdhenj qe sot nuk janë me…
U çlirova kur pashe qe salla po mbushej. Nuk kam fjale te përshkruaj emocionin dhe gëzimin qe kisha mbreme.
Shfaqja po niste… Laerti, Luli, Gjergji, ishin aktore qe besuan për te ardhur ne këtë skene kaq te bukur, ne këtë skene kaq te ngrohte, ne këtë skene ku dhe spektatori behet partneri yt me i dashur.
Faleminderit miq, faleminderit artiste qe iu bashkuat idesë time për te sjelle dhe për te hapur ne zemër te Tiranes një nga skenat me te vjetra, po qe sot është skena teatrore me e re qe po ju vjen duke filluar me këtë fundjave për spektatorin e Tiranes.
Prape mu desh te struke-sha, kësaj radhe si spektatore. U ula ne fund, pastaj u shtyva, pak me vone vajta ne fillim, me kishte perpire pjesa, magjia e teatrit, shume here u përlota.
Autori Edgar Allan Poe, një vepër e mrekullueshme. Me lojën e mrekullueshme te Leartit, me maturinë dhe gjendjen emocionale te Gjergjit, me mencurine e përzgjedhjes se pjesës dhe elegancës se interpretimit te Lulit, unë isha e përfshire e tera ne këtë teatër te bukur.
Duartrokitjet here pas here qe iu bene pjese kësaj shfaqjes, me çliruan plotësisht nga dyshimi i vogël i fshehur qe ky teatër ne menyre te padiskutueshme, qe kjo skene do funksionoje me se miri.
Shfaqja mbaroi. Duartrokitjet vazhduan gjate…
Ne te dale shume veta diskutonin, “E kemi pare dhe ne TK, ishte diçka krejt ndryshe”, te tjerët shikonin ambientet dhe pyesnin. Disave u shpjegoja dhe për atë muzë te vogël qe është krijuar për ata artiste te vjetër te teatrit.
Shikoja habi, shikoja interes për këtë teatër qe ka magji pafund. Një spektatore me tha :”Kam ardhur me mbesën. E njoh mire këtë teatër, po sot ne këtë moment mendova se isha ne teatër tjetër. Ju lumtë. Do vij perseri”.
Lumturia ime ishte e madhe kur dëgjoja “bravo, bukur interesante”. Jo se unë po sillja një risi si drejtuese e këtij teatri, por se po beja një detyre brenda qenies time si aktore, për tu thëne te gjithë artisteve se kemi dhe një salle tjetër, ejani te punojmë, te mos rrime neper klube e te shajmë njeri -tjetrin.
Mos i paragjykoni sallat, salla ka! Te mëdha dhe te vogla. Spektatori na do dhe na vjen kudo ku ka vepra te bukura ! Jemi ne ata qe duhet te bejme me shume për endrren tone, pasionin tone. Une e dua teatrin dhe jam idealiste per te. Dhe besoj kudo ku e bej ate.
Ju faleminderit spektator i mrekullueshëm qe zgjove Teatrin Kombëtar te Kukullave. Ku dje ishte nata e premierave si tek TOB si tek TK vazhdonte me shfaqjet tek Teatri Eksperimetal “Kujtim Spahivogli” dhe Teatri Metropol./Perqasje.com