Home KRYESORE “New York Times”: Gjykata ngrin ligjin kyç për integrimin europian të Shqipërisë

“New York Times”: Gjykata ngrin ligjin kyç për integrimin europian të Shqipërisë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Vetting-ut nuk ka kaluar pa u parë e raportuar edhe nga media e huaj. Gazeta prestigjoze Amerikane New York Times, shkruan se Kushtetuesja ka pezulluar ligjin kyç që do afronte vendin në BE.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar ligjin e Vettingut… një ligj kyç për gjyqësorin dhe reformën e nevojshme për të bindur BE-në që të hapë negociatat për Shqipërinë.”- shkruan NY Times.

Më pas New York Times shkruan se ligji i është dërguar Komisionit të Venecias, duke shtuar se paketa ligjore e reformës, e përgatitur nga BE dhe SHBA ka qenë më parë në këtë komision, i cili tashmë është shprehur një herë. NY Times saktëson se ligjin e Vetting-ut e ka kundërshtuar opozita.

“Pezullimi thjesht do të bllokojë përkohësisht nisjen e rishikimit të sistemi nga reforma e krijuar për të ristruktuar sistemin gjyqësor dhe për të siguruar se gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur nga politika, si dhe për të hequr me rrënjë korrupsionin”- vijon në shkrimin e saj NY Times./360grade.

new-york-time-vettingu

Share: