Duket se vendit me problematik ne Ballkan, vendit me te ndare e percare te Ish Jugosllavise po i shtohet nje entitet i ri qe sigurisht nuk ndihmon!
Në jugperëndim të Sarajevës është themeluar qyteti “Sarajevo Resort Osenik”, qyteti i parë arab në Bosnje e Hercegovinë, banorët e të cilit janë të gjithë arabë.
Shtëpitë nuk janë të larta, por janë të vendosura në një pozicion perfekt, të rrethuara nga uji dhe shumë larg zhurmës.
Ndërkohë vendasve nuk u lejohet të hyjnë në këto banesa, përveç atyre që janë të punësuar si roje sigurimi, kamarierë apo pastrues.
Pronarët e shtëpive janë arab dhe ata nuk duan të përzihet me popullatën lokale vendase. Ata kanë traditat dhe zakonet e tyre, stilin e veshjes, sjelljet dhe ritualin, e nuk duan që askush t’i shqetësojë dhe t’i vëzhgojë, ka thënë një person i vendbanimit që ka dashur të mbetet anonim, raporton Albeu.
Mësohet se shtëpitë janë nxjerrë në shitje në Kuvajt dhe se vlera e tyre arrin deri në 150-160.000 euro.