Home KRYESORE NUK DESH FATI TË FITOJA 16 MIJË EURO?!

NUK DESH FATI TË FITOJA 16 MIJË EURO?!

Nga Haberet e Mitro Cela

Në bankë. Për dritat. Nxorra kartën e idetitetit. Më thotë bankierja:

-Zoti Mitro! Paske marrë kredi?… 16 mijë euro. Pse nuk e bie kredinë tek ne?…Je klient I preferuar…

Zgurdullova sytë, sikur më kishte hyrë në bark tartakuti…Thashë:- Nuk kam marrë kredi kurrë në jetën time. Mos ke nevojë për gjyslyqe?

Vajza klikoi në kompjuter…”Banka ka sekrete…Por për burra që martohen dy herë me te njëjtën grua, bëhet përjashtim. Kredi. Dhjetor 2013. Garant Mitro Pilo Çela. Datëlindja 1.5. 1948. Vendlindja: Përmet. Kredinë e ke marrë në një bankë greke…Për më shumë informacion duhet të shkosh në Bankën e Shqipërisë?!”

Rashë në të thella. Kush mund ta ketë përdorur kartën time të indetitetit?… Ezmerka-bërtita, si Arkimedi kur tha “Eureka”! Skenari. Në telefon Manjola nga “Maks Mara”. Ka ardhur furnizimi. Të kam hequr mënjanë një palë çizme. Një pellush. Dy fustanë…Ezmerkës I janë errësur sytë nga lezeti. Kostoja është e rëndë…Dhe ka marrë kredi. Mua më ka përdorur në vend të hipotekës. Hollë hollë më ka përdorur si mall?! E rëndë?…Jo. Në ekonominë e tregut edhe robi I Allahut, përdoret si mall?

Rrugës e mblodha veten. U futa në shtëpi. -Pimë kafe?- I them Ezmerkës…Ke marrë ndonjë haber nga Manjola?…E ekzekutova haberin…Thashë unë: Ku I gjete leftatë?…Ti e di! Manjola më bën nder. Paratë I paguaj me këste. Pse më pyet?…I tregova historinë.

-E di unë? Si I lajthitur, do I vësh zjarrin shtëpisë?…Na mori lumi. Ai miku që ka marrë kredinë, do jetë trokë…Prite një ditë përmbaruesin kur të vërë dorë në pensionin tënd dhe rrogën time…Urdhërat e bankës, janë si vendimet e gjykatës…

-Më erdhi në tru një skenar,- I thashë zonjës?…kemi të bëjmë me fallsifikim. Në lojë duhet të jetë edhe noteri…Takoj pronarin e bankës. I them do bëj namin. Dmth do shkruaj një haber…Trëmbet greku, si grek. Më propozon një kompromis. Më ofron një zarf. Brenda zarfit 16 mijë euro…Mua më hipin bubat! Lanet I them grekut. Jam patriot. Nuk thyhem me zarfe…Më thotë Ezmerka…Mos e merr kaq rrëmbyer? Gjej një rugëzgjidhje, që helli të piqet dhe mishit të mos digjet…Ok…Nuk pranoj zarf. I them gregut. Dua të bëj sevap. Paratë mi kaloni në llogari të “Maks Marës”…Tha Ezmerka: Mitrush! Mos më merr, gjë mua, për ato buzësilikonet që pi kafe?!

Morra rrugën drejt Bankës së Shqipërisë…Mu kujtua një histori. Në vitin 1993 disa punonjës të Bankës Agrare shkuan në Amerikë. Seminar. Një zonjat shkoi në supermarket. Nisi të vjedhi gjëra të vogëla…E vëzhgonin me kamera. E lane të qetë në punën e saj…Kur vuri dorë në një aparat fotografik…e mbërthyen me “presh” në dorë …Morali. Nuk ishte problemi pse zonja vodhi. Edhe në Amerikë ka hajdutë, bile më çizme. Problemi ishte që vodhi një punonjëse e bankës…Jashtë llogjikës amerikane…Dhe e bënë namin…

Aplikova. Hatanë e kishte bërë NBG…U futa në zyrë. Shefja kishte nxjerrë mbi tavolinë kontratën… Kontrata ishte firmosur nga Artjan Çela. Garnat ishte bërë I vëllai: Mitro Çela. Ndryshonte vetëm emiri I babait. Imi quhej Pilo. I sozisë quhej Xhemal…Gabimin e kishte bërë një specialist kur kishte hedhur të dhënat në kompjuter…Pimë kafe… Zbrita shkallët…Mora Ezmerkën: Vajzë, për punën e sevapit?!

Share: