Home KRYESORE Bylykbashi: S’bëhemi palë me një krim kushtetues, ja figurat e PS që...

Bylykbashi: S’bëhemi palë me një krim kushtetues, ja figurat e PS që do kontrollojnë gjyqtarët

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi dhe njekohesisht perfaqesues i opozites ne komisionin e reformes ne Drejtesi, dorëzoi sot ankimin në Kushtetuese për ligjin e vettingut.

Për gazetarët ai deklaroi se PD nuk mund të bëhet palë në një krim kushtetues të kryeministrit Rama dhe mazhorancës dhe shtoi se PD dha konsensusin e plotë që korrupsioni të luftohet duke futur vettingun kushtetues, por jo në asnjë sekondë PD nuk mund të mëbshtesë dhe është e gatshme të kundërshtojë përpara kësaj gjykate Kushtetuse shkeljet që bëri me ligjin e vettingut kjo mazhorancë.

“Në thyerje të plotë të Kushtetues, konsensusit që ngriti këto organe të ngritura nga me mbështetjen e Nuland dhe Hanhn me ligjin e “Vettingut” ai kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, “Vettingun” ta bëjnë anëtarët e lartë të PS-së, Albert Hyseni, Arben Seferi. Pra, me levat dhe instrumentet e tij Rama do të jetë ai që vendos kush gjyqtar apo prokuror të iki.Ky është krim kushtetues, 100% në kundërshtim me standardet e Venecias. PD dha konsensus që korrupsioni të luftohet por nuk mund të mbështesim shkeljet që bëri kjo mazhorancë me ligjin e Vettingut”, tha Bylykbashi.

Share: