Home KRYESORE Paloka: Jam djalë partizani. Rama: Djalë partizani që rreh gjoksin për pulat...

Paloka: Jam djalë partizani. Rama: Djalë partizani që rreh gjoksin për pulat e Ballit Kombëtar::

Kryeministri Edi Rama replikoi sot me kreun e grupit parlamentar te PD-së, Edi Paloka

Rama: E para e punës unë jam me partizanin, nuk jam me Ballin Kombëtar. E keni trajtuar shtetin si një pulë, qe e keni shqyer. Jeni pasardhësit e Ballit Kombetar. Keni të drejtë ti dekoroni sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni te varrezat e dëshmorëve dhe përkuleni, te partizanët shkoni përkuleni, me Saliun në krye, sepse nuk keni rrugë tjetër. Kthehemi tek bujqësia. Të gjithë ata që jetojnë në fshat janë më të mençuar sesa i kujtoni ju. Mencuria e tyre është më tepër e mjaftueshme për tju parë ju si cirkun për të argëtuar kooperativën. Jeni një cirk që argëtoni njërzit në fshat, kur thoni ju është rritur taksa.

Paloka: Babai im ka qenë Partizan, nuk e di cka qene yt ate. Por edhe ai edhe vetë mehemet Shehu për atë që the sot këtu ka kërkuar falje.

Rama: Paske qenë dhe djal partizani dhe vjen e tallesh ketu me Partizanët. Mes jush dhe numrave është Saliu. Kjo është aritemtika e Saliut. Por të gjtihë e kanë idenë se çkuptohet kur flitet për ballin kombëtar. Dhe që zotrote që je djal Partiani bëhësh këmba që i bien kokës, kjo është djali I partizanit I rreh gjoksit për pulat e Ballit Kombëtar.

Share: