Home KRYESORE Ndërtimi i fabrikës së plehrave afër shtëpive/ Protestë këtë mëngjes në Fier

Ndërtimi i fabrikës së plehrave afër shtëpive/ Protestë këtë mëngjes në Fier

Banorët e Plykut në Fier që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë dalë në protest për të kundërshtuar ndërtimin e një fabrike të përpunimit të plehrave afër shtëpive të tyre të banimit.

Një qytetar u ankua përpara kamerave të televizioneve lokale se vendi i përzgjedhur është vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.

“Shtëpia ime nga vendi ku duan ta ndërtojnë është vetëm 50 metra larg. Pse mua do ma sjellin erën e kërmës te dera e shtëpisë? Po nuk do ta lejojmë ne këtë punë” thotë ky qytetar I revoltuar.

Ndërsa vetë fshatarët e kanë marrë vesh një fakt të tillë kur disa përfaqësues që ata I konsiderojnë të Komunës kanë vajtur nëpër banesa dhe u kanë kërkuar çertifikatën e pronës. Dhe në momentin kur kanë hasur në rezistencën e banorëve janë larguar.

“Pse tani u kujtuan këta, pas 25 vitesh a kemi a s’kemi ne certifikata pronësie” shprehen banorët që thonë se do të vazhdojnë protestat e tyre dhe nuk do të lejojnë ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave aty.

Share: