Një tërmet i fuqishëm ka rënë mëngjesin e sotëm në Itali, në orën 07:41 minuta. Siç bëhet e ditur nga Mediat italiane dhe Ansa.it, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë në kryeqytetin italian të Romës dhe në Firence. Qytetarët kanë bërë telefonata të shumta tek emergjencat dhe policia nga shumë qytete. Paraprakisht bëhet fjalë për një tërmet prej 7.1 gradë të shkallës Rihter, por ende nuk ka një informacion zyrtar. mendohet se ka deme materiale ne zona te caktuara dhe rrezim ndertesash te vjetra…