Pas rreth tre orësh mbi vinç, i riu Erjon Selimaj ka zbritur në tokë. 24-vjeçari u bind vetëm pasi negocioi me një prej miqve të tij.
Është shmangur kështu një tragjedi e mundshme, pasi i riu nga Vlora kërcënonte vazhdimisht se do të hidhej nëse nuk i zgjidheshin problemet që kishte.
Ai hodhi akuza ndaj shtetit, që i kishte lënë pa zgjidhur disa probleme, që nga strehimi e deri te punësimi.
Ndërkohë për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli tha se kishte bërë telefonata për ta futur në burg./lapsi.al