Deputeti Socialist, Taulant Balla duke folur në emër të grupit Socialist i tha deputetit Ben Blushti ti ritkhejë mandatin socialistëve, teksa i kujtoi Blushit se nuk ka folur kurrë për të vrarët e 21-Janarit.
“Një gjë po të them në emër të grupit kuvendor, po jua them me shumë zemër. Ti nuk je sjellur kurrë si Socialist. Dhe atë karrike që ke e ke qyl. E ke mandatin e socialistëve jo tëndin. O ktheja socialistëve ose mos e mbaj pandeshmërisht. Ti ke braktisur socialistët. Nuk ke bërë asnjë betëjë për socialistët. Ti nuk e ke pasur mëndjen tek Partia Socialiste. Kur Socialistët vriteshin në boulevard ti flisje njëllojë si saliu. Jeta e Arditit është ndërperë në mes, por ti sgjete kohë të flisje për katër qytetarët e bulevardit
Rilindja është PS dhe ka marrë përsipëri të rilind shqipërinë. Ty ti ka zënë urrejtja sytë dhe ngaqë nuk u bëre ministër, ne jemi burra e gra të këqinjë, ndërsa po të ishte do ishim burra të mirë. Le të eci Beni vetë. Le ta provojë se sa të duan e të respektojnë shqiptarët”, tha Balla.
Nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla i kërkoi Blushit që PS ti kthehet mandati pasi është fituar si socialist.
“Na kthe mandatin që ke marrë me PS. Ti sot mohove ato që ke thënë vetë në sallë. Kur socialistët vriteshin, ti flisje si Saliu. Nuk e kemi kanabizuar Shqipërinë, e kemi luftuar”, tha Taulant Balla gjatë fjalës së tij.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e Ben Blushit. “Kujt të ja kthej mandatin, Elvis Rroshit, Armandos apo Arben Ndokës, të cilët të vijnë e të gjejnë një strehë vorfënore këtu, që të mbrohen nga ato që kanë bërë”.