Home KRYESORE Përshkallëzohet protesta e Komunitetit Himarjot! Zinxhirët si simbol i paligjshmërisë!

Përshkallëzohet protesta e Komunitetit Himarjot! Zinxhirët si simbol i paligjshmërisë!

Sot ne qendren e Himares banore te asaj zone të lidhur me zinxhirë duan te demostrojne vendosmerine e qytetarise kunder  rruspave te pushteitit dhe ne mbrojtje te shtepive dhe pronave te tyre.

Ne krye te Komunitetit te Himares eshte biznemeni i sukseshem Nikollaq Neranxi i cili direkt nga protesta sjell kete foto dhe shkruan ne faqen e tij ne Facebook per vendosmerinee ketij komuniteti.

Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit:
“Të dashur miq! Sot kumuniteti i banorëve të Himarës, zhvilloi një tjetër protestë para Bashkisë, për të treguar se ne jemi të vendosur që të mos lëmë grabitësit e pronave tona të trashëguara, që të vijnë t’i vënë rruspat shtëpive dhe historisë sonë. Ne vendosëm sot të bëjmë një xhest simbolik, duke u lidhur me zinxhirë për të treguar se kjo do të jetë pritja që ne do i bëjmë rruspave të pushtetit, të cilët pa zgjidhur akoma problemin e pronave tona, tashmë kanë gjetur një tjetër rrugë, thjesht duan të na i grabisin ato!
Pushteti i maskarenjve ka gjetur një shërbëtor të denjë në Himarë i cili është Jorgo Goro. Ne i kërkuam sipas të drejtës që na e jep ligji, që të presë një përfaqësi të banorëve dhe të japë llogari se çfarë po bën me pronat tona, por ai nuk pranoi.
Tashmë jemi të rreshtuar në dy llogore, nga njëra anë pushteti qendror dhe ai lokal të cilët janë të vendosur për të rrafshuar dhe grabitur çdo gjë në bregdet, që më pas me paratë e krimit dhe drogës, të ndërtojnë resortet e tyre dhe nga ana tjetër banorët autoktonë të Himarës të cilët nuk kanë asnjë mjet të ngjashëm për t’i ndalur, por ama kanë kurajo dhe vendosmëri.
Dhe ne kemi besim që betejën do ta fitojmë, sepse nuk kërkojmë asgjë tjetër, veçse të ndalojmë grabitjen dhe zhbërjen e Himarës! Ne fund e drejta triumfon gjithmonë!”
Share: