Home KRYESORE Vettingu, Rama për gjyqtarët: Nuk kanë ku shkojnë jo! I pergjigjet batutes:...

Vettingu, Rama për gjyqtarët: Nuk kanë ku shkojnë jo! I pergjigjet batutes: “Ke për të ik për lesh!”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe edhe si vettingu.

Këtë e ka bërë në faqen e tij në rrjetin social fb.

Në përgjigje të pyetjes së një komentuesi se çfarë do të bëjë Kryeministri pas vendimit të Kushtetueses, Rama përgjigjet: Nuk kanë ku shkojnë, jo (gjyqtarët).

Implementimi i reformës në drejtësi tashmë është sërish në duart e institucioneve ndërkombëtare dhe peshën kryesore tashmë e ka Komisioni i Venecias, institucion që këshilloi në detaje politikën shqiptare në gjithë proçesin e hartimit të ndryshimeve kushtetuese.

Venecias i duhet të japë një këshillë që do rezultojë deçizive në vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare në lidhje me ligjin që qëndron në themel të fillimit të implementimit të reformës, ai që do të rivlerësojë gjyqtarët dhe prokurorët.

cdb1050c09b7ea622e80eda9965ea567_xl

Prej kohësh kryeministri Edi Rama mbetet aktiv në rrjetet sociale. Ai u kthen përgjigje komenteve pikante në statuset e publikuara prej tij. Por së fundmi e ka nervozuar keq një koment që i drejtohet me fjalët: “Bëni reforma deri në fund të mandatit, se për lesh ke për të shku… as azil nuk kanë me të pranu”.

Nuk ka munguar përgjigjja e Ramës.

“Unë qaj hallin tend se ku mund te shkosh ne jete me kete edukate dhe padije qe ta reflekton maja e gjuhes, prandaj miqesisht te sugjeroj sa me shume libra miku im se iken shpejt koha e s’mjafton nje profil fb per te share e per te bere gallate qe te jetosh si njeri”, – i përgjigjet Rama.

Share: