Home KRYESORE Po perballemi me indiferentizmin e ndërkombëtareve dhe tejkalimin e ligjit nga parlamenti

Po perballemi me indiferentizmin e ndërkombëtareve dhe tejkalimin e ligjit nga parlamenti

Nga Eduart Abazi*

E shtuna e fundit e Tetorit shënon fillimin e bashkëbisedimit të formatuar në një tryezë, përmes së cilës u shfaqën ide, mendime, propozime, vërejtje, deklarata deri edhe nisma ligjore nga tryeza e Subjekteve Politike për Zgjedhje të Lira e me Standarde.

Një vit bashkëbisedim dhe komunikim me të gjithë faktorët vendor e ndërkombëtar. Ne nuk ftuam, kërkuam apo detyruam askënd, drejtues politik apo persona me akses publik. Vullneti i mirë prevaloi dhe u bë motivi për të reflektuar diçka. Si përfaqësues dhe me përgjegjësinë e aty që na kanë mbështetur në të gjitha betejat elektorale shesh edhe të zhgënjyer por, pa humbur shpresën, pasi zullumi është trashur e pritet ndryshimi.

Natyrisht u bëmë bashkë në momentin e duhur, kur kishte kohë të mjaftueshme për të nisur rregullimin e gjërave të domosdoshme për qytetarin, zgjedhësin, përfaqësuesin, interesin madhor për mbarë shoqërinë shqiptare.

Besuam se zëri i përfaqësuesve të mbi 1/3 së shqiptarëve do arrinte të dëgjohej duke u ndeshur me murin e shurdhër të atyre që nuk duan të lënë hapësirën brenda sistemit demokratik.

E vlerësuam tryezën si mundësi e shprehjes dhe përafrimit të kontributit dhe vlerave, duke ndjekur rrugët drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe bërë me dije faktorët e tjerë vendor e ndërkombëtar se koha për ndryshime në Kodin Zgjedhor po shteron ku spikat mungesa e vullnetit mes palëve.

Vlerësim ndaj kolegëve drejtues të fillimit dhe atyre që u bashkuan në rrugë e sipër, shpresuam se ndërkombëtarët nuk do të tregohen kaq indiferent (frikacak), liderët tanë nuk do tregohen kaq kokëfortë duke shkelur edhe mbi ato gjëra që vetë i kanë deklaruar kohë pas kohe.

Nuk mund ta mendonim se Kuvendi e paska të lehtë të mos zbatojë ligjet që vetë i miraton, Nisma ligjore mbështetur në Nenin 68 të Reg së Kuvendit, pa u zgjatur në të gjitha rastet brënda 2 javë nga depozitimi makimumi 8 javë (kur projek –ligji ka efekte të ndjeshme financiare) duhet te paraqitet në seancë plenare, kjo tregon përgjegjësinë e institucioneve që ne duhet të besojmë.

Gjithsesi në takime janë artikuluar mendime të shumta, i kemi mbajtur shënim të gjitha, i kemi diskutuar në takime të shumta informale, për situatën e pa dëshirur që ndodhemi.

Në këto takime secili prej nesh ka ruajtur individualitetin, vlerat politike dhe ideologjike të subjektit, por e kemi ditur se ka dhe gjëra të përbashkëta, së paku ambienti politik presioni i të cilit ka qenë permanent mbi çdo subjekt.

Ndaj kemi menduar si mund ta zbusim këtë presion, natyrisht të gjejmë rrugët si mund të bashkëpunohet, qofte edhe me faktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Nuk ka vend për protagonizëm apo “izma” të tjerë që nga kjo tryesë të hidhesh ne prehërin e të mëdhenjve, ndaj kemi ndarë mendimet të sinqerta.

Meqë ka mbetur pak kohë për të thënë çfarë kemi, pa i drejtuar gishtin njëri-tjetrit, të bëjmë takime e të mos e humbasim fillin, qoftë të bindemi, nëse na duhen të marrim vendime…

  • Autori është kryetar i partia Aleanca Demokratike dhe koordinator i  tryeza e Subjekteve Politike për Zgjedhje të Lira e me Standarde.
Share: