Një reagim i paparashikuar dhe krejt jashtë programit ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të Angela Merkel dhe presidentit nigerian, Nigeria Muhammadu Buhari, që është për vizitë zyrtare në Berlin.
“Vendi i saj është në kuzhinë, në sallon dhe dhomën tjetër”, ka deklaruar Buhari në Berlin në krahë të kancelares Angela Merkel si përgjigje ndaj një pyetje mbi një intervistë të bashkëshortes së tij Aisha Buhari për kanalin BBC dhe në të cilën ajo kërcënonte se nuk do të mbështeste rikandidimin e tij në vitin 2019.
“Shpresoj që gruaja ime të kujtohet se kam qenë tre herë kandidat dhe në të katërtën arrita të fitoj (…) kam njohuri më të mira se sa ajo dhe ato të pjesës tjetër të opozitës sepse kam fituar”, vazhdoi ai.
Pas këtyre deklaratave Angela Merkel u ndie në siklet duke drejtuar shikimin nga ai më pas i rrëshqiti një buzëqeshje.
Në një intervistë për kanalin britanik BBC, zonja Buhari, la të kuptohet se “përgjegjësit e lartë të emëruar nga bashkëshorti i saj nuk kanë një mision, një vizion për atë që duhet bërë për Nigerinë”.
Madje ajo pohon se ai nuk njeh 45-50 për qind të atyre, duke lënë të kuptohet se presidenti ishte nën influencën e një grupi të vogël personash që nuk veprojnë në interes të vendit.
“Nëse gjërat vazhdojnë kështu, unë nuk do të jem më pjesë e lëvizjes për rizgjedhjen e tij”, tha ajo për BBC-në.