Home KRYESORE Pse u ndërhy të martën dhe përplasjet polici – prokurori, 1.3 ton...

Pse u ndërhy të martën dhe përplasjet polici – prokurori, 1.3 ton kanabis

Të tjera detaje dalin në dritë nga operacioni në Derven të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis. Ndërhyrja e FNSH-së së Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë pas sinjalizimit se po tentohej lëvizja e ngarkesës me drogë. Prokuroria e Krimeve të Rënda prej disa javësh kishte nisur procedim penal dhe po hetonte në mënyrë proaktive një grup të madh të kultivimit, përpunimit e trafikimit të kanabisit në zonën e Dervenit, në Krujë, raporton “Panorama”.

Në disa javë hetim, është identifikuar zona e veprimit të personave të përfshirë, janë zbardhur identitetet e personave, automjetet që ata përdornin dhe është identifikuar edhe vendndodhja e ngarkesës me kanabis. Pikërisht ky hetim proaktiv që ndiqej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka mundësuar hetuesve të mësojnë se mbrëmjen e së martës po planifikohej lëvizja e ngarkesës prej 1.3 tonë kanabis që ishte grumbulluar në fshatin Derven.

Pikërisht ky ka qenë momenti kur Prokuroria u ka kërkuar forcave të Policisë nga Tirana që të veprojnë duke kapur drogën dhe personat e implikuar që do ta trafikonin për në Itali. Divergjencat nuk kanë munguar as në këtë aksion. Ndërkohë që Prokuroria kishte disa javë që kryente hetime me metoda speciale, duke zbardhur mekanizmin e ngjarjes, policia njoftoi zyrtarisht pas mesditës së djeshme se pas arrestimeve në Krujë, i ka referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda./lapsi.al

Share: