56 vjeçari nga Ndroqi që vrau bashkëshorten doli para trupit gjykues i pavetëdijshëm për atë që kishte ndodhur.
“Zoti gjykatës, ju lutem më shpjegoni pak, kë kam vrarë gruan apo dikë tjetër pasi nuk mbaj mënd asgjë çka ndodhur dhe isha i tronditur” tha Kasëm Lila.
Pasi gjykatësi i shpjegoi vrasjen e bashkëshortes dhe plagosjen e kunatës, i pandehuri u ul në karrike dhe duke qarë është shprehur i penduar.
Në përfundim të seancës, gjykata caktoi për Lilën masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa ai rrezikon të dënimin maksimal burg përjetë për vrasjen e bashkëshortes dhe armëmbajtjen pa leje.
Lila u prangos 2 ditë më parë nga policia e Tiranës pasi me një armë gjahu ai vrau gruan e tij Afize Lila dhe plagosi kunatën e cila është jashtë rrezikut për jetën. Krimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve./Lapsi.al